Bota

Pas Vuçiç, Macron pret në zyrë Osmanin dhe Kurtit, ende nuk dihet nëse do të ketë një takim trepalësh

Të dy krerët e shtetit po qëndrojnë në Francë në një vizitë zyrtare pasi pritet që të marrin pjesë në Forumin për Paqe që do të mbahet ditën e nesërme.

10 Nëntor 2022, 18:11 Nga d.a.
Pas Vuçiç, Macron pret në zyrë Osmanin dhe Kurtit, ende
Osmani, Kurti dhe Macron

FRANCË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë pritur në një takim nga presidenti francez Emmanuel Macron në zyrën e tij.

Të dy krerët e shtetit po qëndrojnë në Francë në një vizitë zyrtare pasi pritet që të marrin pjesë në Forumin për Paqe që do të mbahet ditën e nesërme.

Gjatë ditës Macron ka takuar gjithashtu edhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç me të cilin kanë biseduar për situatën në Kosovë dhe investimet franceze në Serbi.

Vuçiç pas taskimit tha se nuk beson se do të ketë një takim me Kurtit, por ende nuk ka të dhëna nëse do të ketë një takim trepalësh Kurti-Vuçiq-Macron.

emmanuel macron vjosa osmani albin kurti

Sondazh

Poll