Aktualitet

Ferma e kanabisit në Berat/ Më shumë se 80 persona të ndaluar, disa gra ndihen keq gjatë shoqërimit

Disa gra të shoqëruara në polici janë ndjerë keq dhe ka mbërritur brenda ambjenteve të policisë ambulanca.

10 Nëntor 2022, 16:25 Nga a,b
Ferma e kanabisit në Berat/ Më shumë se 80 persona të
Policia

BERAT- Ditën e sotme u zbulua një fermë kanabisi në fshatin Drenovicë, në Kutalli, në Bashkinë Dimal. Policia e shtetit arrestoi më shumë se 80 persona, mes tyre burra dhe gra. Personat e arrestuar, numri i saktë i të cileve nuk bëhet i ditur nga policia janë nga qytete të ndryshme të vendit.

Disa gra të shoqëruara në polici janë ndjerë keq dhe ka mbërritur brenda ambjenteve të policisë ambulanca.

Pronarët e fermës së kanabisit nuk janë identifikuar ende. Pritet që të ndaluarit të merren në pyetje në lidhje me fermën ku ishin punësuar dhe të zbardhen më tepër detaje në lidhje me këtë aksion anti-drogë. Nuk dihet ende se sa lëndë narkotike është sekuestruar.

operacion antidroge ne berat

Sondazh

Poll