Bota

Tërheqja e trupave rusë nga Kherson, Erdogan: Është një hap pozitiv drejt një dialogu

Erdogan po i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me perspektivat e bisedimeve midis Moskës dhe Kievit në një konferencë shtypi përpara se të nisej për një vizitë në Uzbekistan për një samit të shteteve turke.

10 Nëntor 2022, 16:09 Nga d.a.
Tërheqja e trupave rusë nga Kherson, Erdogan: Është një
Erdogan

TURQI- Vendimi i Rusisë për të tërhequr trupat nga afër qytetit jugor të Ukrainës, Kherson, është një hap pozitiv, tha të enjten presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

Sipas Reuters, Erdogan po i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me perspektivat e bisedimeve midis Moskës dhe Kievit në një konferencë shtypi përpara se të nisej për një vizitë në Uzbekistan për një samit të shteteve turke.

Pas njoftimit të ministrit rus të mbrojtjes Sergei Shoigu se trupat ruse po tërhiqen nga i gjithë bregu perëndimor i lumit Dnieper, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky emëroi katër kryetarë qarku në Kherson.

Zhvillimet në rajonin e Khersonit vijnë pasi Perëndimi i kërkoi Ukrainës të marrë pjesë në bisedimet e paqes, me Rusinë që i vendosi sërish kushtet e saj, përmes gojës së Maria Zakharova. Por Kievi mbetet, deri tani, në një pozicion refuzimi për dialog nëse Moska nuk e tërheq veton e saj.

rexhep taip erdogan rusia terhiqet nga kherson lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll