Bota

Elon Musk njofton punonjësit e Twitter se puna në distancë do marrë fund: Do vijnë ditë të vështira

Sipas Musk kriza globale do të ketë ndikimin e saj dhe në këtë paltformë. Musk u ka thënë punonjësve që punojnë nga shtëopia se duhet të kthehen në zyrë pasi puna në distancë sipas miliarderit nuk është efiçente. Në të kundërt të gjithë janë të lirë të qëndrojnë në shtëpi pasi kontrata me kompaninë do ju shkëputet.

10 Nëntor 2022, 15:59 Nga e.k
Elon Musk njofton punonjësit e Twitter se puna në distancë do
Elon Musk

SHBA- Pas marrjes në dorëzim të Twitter Elon Musk ka nisur me ndryshime të mëdha dhe drastike në kompani. Kështu mediat e huaja shkruajnë se Musk ka paralajmëruar punonjësit se puna në distancë ka marrë fund dhe se pritet kohëra të vështira. Në një email drejtuar stafit, Musk tha se punëtorët do të qëndrojnë në zyrë për të paktën 40 orë në javë.

Sipas Musk kriza globale do të ketë ndikimin e saj dhe në këtë paltformë. Musk u ka thënë punonjësve që punojnë nga shtëopia se duhet të kthehen në zyrë pasi puna në distancë sipas miliarderit nuk është efiçente. Në të kundërt të gjithë janë të lirë të qëndrojnë në shtëpi pasi kontrata me kompaninë do ju shkëputet.

Musk pak ditë më parë në një njoftim bëri të ditur se gjysma e punonjësve do të largohen nga puna. Sipas miliarderit kompania po humbiste rreth 4 milionë dollarë në ditë dhe për këtë ai akuzoi grupet aktiviste pasi sipas tij ata u bëjnë presion reklamuesve.

elon musk

Sondazh

Poll