Bota

Gjithçka ndodhi në 20 sekonda/ Moment fatal i vrasjes së “Diabolikut”, si u eleminua italiani në prani të truprojës dhe shoferit

Pamjet i kanë nxjerrë mediat italiane të cilat bëjnë me dije se vrasësi shpejton hapin kur afrohet me 53-vjeçarin Piscitelli.

10 Nëntor 2022, 14:43 Nga I.A
Gjithçka ndodhi në 20 sekonda/ Moment fatal i vrasjes së
Pamjet

ITALI- Kanë dalë pamjet e vrasjes së kryetarit të ultrasve të Lacios, Fabrizio Piscitelli, i njohur me nofkën “Diaboliku”. Pamjet i kanë nxjerrë mediat italiane të cilat bëjnë me dije se vrasësi shpejton hapin kur afrohet me 53-vjeçarin Piscitelli.

Kamera përjetëson skenën duke regjistruar kështu sekondat e fundit të jetës së Piscitellit. Diabolik është ulur në një stol në Parco degli Acquedotti, pranë tij truproja dhe shoferi ndwrkohw qw vrasësi me bluzë jeshile, kapele e zezë, pantallona gri dhe një qese nga ku ai nxjerr armën hyn në park përshpejton hapin dhe qëllon.

Misteri i fundit për vdekjen e Diabolik u hodh në interes të publikut pak orë më parë dhe ka të bëjë me  plumbin që vrau Piscitellin. Sepse plumbi që është shkrepur nga afër në kokën e Diabolikut është furnizuar nga Shërbimi i Eskortës. Plumbi, modeli 9 × 19 parabellum, i cili vrau një nga protagonistët e krimit romak, ishte pjesë e armëve të furnizuara në Departamentin e Shoqërimit. Në dokumente tregohet qartë: Municion lufte në përdorim nga policia, loti 33/16 i caktuar në departamentin e furnizimit të MPB-së.

VIDEON MUND TA SHIHNI KËTU

Hetimet për drejtuesit janë ende në vijim dhe duhet theksuar se verifikimet nuk kanë zbardhur misterin e plumbit dhe as nuk kanë mundur të konstatojnë se kush ishte në përdorim.

fabrizio piscitelli diaboliku

Sondazh

Poll