Bota

Ish-këshilltari i Putin bën deklaratën e fortë: Lideri rus u frikësohet atentateve

Ndër të tjera ai shtoi se ekziston një mundësi e madhe për një atentat kundër Putinit nga shërbimet speciale të SHBA-së, Britanisë dhe Ukrainës. Ai tha se një arsye tjetër se pse Putin nuk ka marrë pjesë mund të jetë dhe fakti se atij nuk i pëlqen të ndihet i poshtëruar.

10 Nëntor 2022, 14:28 Nga e.k
Ish-këshilltari i Putin bën deklaratën e fortë: Lideri rus u
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ndihet i shqetësuar dhe i trembet një atentati ndaj tij pas tërheqjes së trupave ruse nga Kherson. Sipas ish-këshilltarit të Kremlinit Sergei Markov besohet se kjo ishte arsyeja se pse Putin nuk mori pjesë në samitin e G20-tes në Indonezi. 

“Arsyet pse Putin vendosi të mos marrë pjesë në G20 janë serioze,” tha Sergei Markov, i cili e quajti vendimin për t’u tërhequr nga Kherson “disfata më e madhe gjeopolitike e Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik”.

Ndër të tjera ai shtoi se ekziston një mundësi e madhe për një atentat kundër Putinit nga shërbimet speciale të SHBA-së, Britanisë dhe Ukrainës. Ai tha se një arsye tjetër se pse Putin nuk ka marrë pjesë mund të jetë dhe fakti se atij nuk i pëlqen të ndihet i poshtëruar.

“Për shembull, disa aktivistë me aftësi të kufizuara mundet që rastësisht të rrëzojnë Putinin dhe të gjitha mediat në mbarë botën do të bëjnë një foto duke e bërë lajm në të gjitha faqet e para. Jam i sigurt se disa perëndimorë krejtësisht të çmendur po planifikojnë këtë lloj situate ”, tha Markov.

Ish-këshilltari i Kremlinit argumentoi se një tjetër arsye pse Putini ka frikë është vendimi për të tërhequr ushtarët rusë nga Kherson.

lufta rusi-ukraine vladimir putin

Sondazh

Poll