Bota

Situata në veri, nis mbledhja e KQZ-së për dorëheqjet e zyrtarëve serb

Në këtë takim të udhëhequr nga kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniçi, do të bisedohet për Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ.

10 Nëntor 2022, 13:50 Nga I.A
Situata në veri, nis mbledhja e KQZ-së për dorëheqjet e
KQZ

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban mbledhjen e rregullt të radhës. Në këtë takim të udhëhequr nga kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniçi, do të bisedohet për Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ.

Ndërsa tema kryesore do të jetë njoftimi lidhur me dorëheqjet e zyrtarëve të lartë komunal të zgjedhjeve të komunave Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Pikë e rendit të ditës është edhe raporti i Këshillave të KQZ-së.

ÇFARË PO NDODH NË VERI TË KOSOVËS?

Situata në veri të Kosovës është përshkallëzuar pasi Qeveria nisi të zbatojë planin me 3 faza për regjistrimin e makinave me targave ilegale serbe në Republikën e Kosovës. Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese. Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Në komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok) llogaritet se janë deri në 10.000 automjete me targa ilegale serbe. Këto targa i lëshon Serbia dhe kanë akronime serbe të qyteteve të Kosovës, si: KM, GL, PR, UR e të tjera. Mirëpo, ky regjistrim është shoqëruar me incidente në veri të Kosovës. Serbët që po ri regjistrojnë makinat në RKS, po u digjen makinat.  Lista Serbe paralajmëroi se do të tërhiqej nga të gjithë institucionet në veri. Të shtunën ishin efektivët serbë në Policinë e Kosovës në Mitrovicë ata që dorëzuan detyrën dhe në shenjë simbolike hoqën uniformat. Sot ata dorëzuan armët pranë Rajonit të Policisë në Zveçan ndërsa Lista Serbe dorëzoi mandatet në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e Kosovës ka deklaruar që nuk do të heqë dorë nga marrëveshja për targat, ndërkohë që SHBA dhe BE kanë mbërë thirrje për maturi duke dënuar veprimet e Serbisë në Veri.

kqz tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll