Aktualitet

HARTA-LIVE/ Vranësira dhe kthjellime, si pritet të jetë moti sot, ulen temperaturat

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes. Vlerat ditore pritet të luhaten nga 4 gradë Celsius deri në 22 gradë Celsius.

10 Nëntor 2022, 07:34 Nga F.M
HARTA-LIVE/ Vranësira dhe kthjellime, si pritet të jetë moti sot,
Moti

TIRANË- Shqipëria pritet të dominohet nga një mot me masa ajrore të qëndrueshme. Këtë të enjte, moti parashikohet të jetë i kthjellës dhe dielli do të mbizotërojë thuajse të gjithë paraditen. Vranësira në të gjithë territorin do të ketë në mesditë dhe kryesisht në mbrëmje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes. Vlerat ditore pritet të luhaten nga 4 gradë Celsius deri në 22 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

parashikimi i motit 10 nentor 2022

Sondazh

Poll