Aktualitet

Rakipi rrëfen darkën: Fevziut i është bërë presion, i është kërkuar të censurojë opozitën

30 Gusht 2019, 15:49 Nga DOSJA
Rakipi rrëfen darkën: Fevziut i është bërë

TIRANË- Gazetari i njohur Ylli Rakipi, ka qenë i ftuar dy netë më parë në studion e lajmeve në RTV Ora, ku tregoi detaje lidhur me mbylljen e emisionit të tij.

Gjatë bisedës Rakipi tregoi se emisioni i tij u mbyll pas presioneve të Ramës, por shtoi se nuk është i vetmi që i kanë bërë presion. Ai rrëfeu një darkë, ku sipas mediave është raportuar se ka qenë Blendi Fevziu, Aleksandër Frangaj dhe Edi Rama.

Rakipi u shpreh se Fevziut i është bërë presion që të mos ftojë anëtarë të opozitës, e cila tashmë ndodhet jashtë Kuvendit.

 “Situata është kjo, në Shqipëri dhe media është marrë nga politika. Unë mund t’u kujto ju biseda me atë afërt, të ngushtë. Paralel me ekzekutimin e emisionit tim dhe të Krastës është vënë në pozitë vështirë, në një darkë si të thuash dhe një nga kolegët e mi të njohur, Blendi Fevziu. Të cilit i është kërkuar me insistim që opozitën e rrugës, të mos e ftojë më në emision”, ka thënë Ylli Rakipi.

Pak ditë më parë u zyrtarizuan dhe disa nga lëvizjet e fundit në media, ku prej shtatorit nuk do të transmetohet më në News 24 emisioni i Adi Krastës dhe Ylli Rakipit. Televizoni ka reaguar sot, ku ka thënë se lëvizjet janë bërë për të qenë sa më pranë publikut.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet blendi fevziu edi rama mbyllja e emisionit te rakipit ylli rakipi blendi fevziu edi rama mbyllja e emisionit te rakipit ylli rakipi

Sondazh

Poll