Art&Argëtim

Konfirmon ndarjen nga Fatma, Alfio: Prej 1 viti nuk jemi më bashkë, motivet janë personale, s'ka tradhëti

Alfio Rrotani kërkon që të respektohet privatësia e tyre teksa po kalojnë këtë moment të vështirë.

9 Nëntor 2022, 14:53 Nga A.B
Konfirmon ndarjen nga Fatma, Alfio: Prej 1 viti nuk jemi më bashkë,
Alfio dhe Fatma

TIRANË- Kuzhinieri i njohur, Alfio Rrotani ka konfirmuar ndarjen me moderatoren Fatma Methasani. Përmes një postimi të bërë në 'instastory', kuzhineri bën të ditur se ndarja e tyre ka ndodhur rreth 1 vit më parë, për arsye të cilat nuk i bën të ditura. Ai përjashton lajmet që kanë qarkulluar në rrjet se shkak i ndarjes është bërë një tradhëti në çift.

“Të dashur familjar, shok dhe ndjekës. Ndjehem në detyrë dhe i obliguar moralisht të sqaroj disa lajme që kanë qarkulluar së fundmi për sa i përket jetës time personale. Unë dhe Fatma nuk jemi më së bashku nga pothuajse një vit, motivet janë shumë personale dhe individuale, nuk kanë të bëjnë absolutisht me tradhti ose rrethana të tjera që qarkullojnë në rrjet. Dëshiroj që të kemi privatësinë tonë për të preservuar raportin tonë në harmoni dhe për të mirën e djalit të mrekullueshëm që kemi. Pasi këto publikime mund të ndikojnë jo vetëm në jetën time private edhe profesionale por edhe të rrethit tim dhe familjes sime. Unë po ju drejtohem me këtë kërkesë e lidhur ngushtë me mirëkuptimin tuaj që do të vlerësoja jashtë mase. Ju falënderoj nga zemra për kohën”- shkruan Alfio.

Konfirmon ndarjen nga Fatma, Alfio: Prej 1 viti nuk jemi më bashkë,

fatma methasani alfio rrotani

Sondazh

Poll