Art&Argëtim

Aktorja e njohur e Portokalli tregon pse u largua nga Shqipëria: Humba nënën dhe autori u dënua shumë pak

Aktorja ka preferuar të qendrojë larg medias dhe ekranit

9 Nëntor 2022, 11:04 Nga f.g
Aktorja e njohur e Portokalli tregon pse u largua nga Shqipëria: Humba
Ervina Kotolloshi dhe Romir Zalla

TIRANE- Aktorja Ervina Kotolloshi, e njohur për publikun shqiptar për rolin e saj si "Ponja" e Portokallisë jeton prej vitesh në Francë pas një largimi të befasishëm në kohën kur fama e saj ishte në rritje. Aktorja ka preferuar të qendrojë larg medias dhe ekranit, por sot ajo ka treguar edhe shkakun pse la Shqipërinë. Në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ajo ka thënë se ka humbur nënën  për shkak të një aksidenti rrugor dhe personi që e ka aksidentuar është dënuar shumë pak. 

“Ishte një vendim që më është dashur kohë ta marr. E kam lënë për një ngjarje shumë personale në 2006. Nuk kam folur asnjëherë për këtë. Humba mamin në një aksident rrugor dhe personi që e aksidentoi nuk kishte patentë dhe kishte pirë alkool. Mamaja ka vuajtur dy muaj në spital para se të ndërronte jetë.

Në atë moment, kam kuptuar se ka pasur shumë institucione që në rastin tim, nuk kanë funksionuar siç duhet. Në radhë të parë ka qenë personi në fjalë që i ka dhënë makinës pa patentë dhe që nxitonte të kapte pjesën e dytë te ndeshjes sepse ishte Kampionati Botëror. E dyta, nuk ka funksionuar mjekësia. A duhej shpëtuar mamaja pas këtij aksidenti? Në Kodin Rrugor thuhet se nuk duhet ta lëvizësh kur është pa ndjenja. A duhej operuar disa herë? Nuk e di. Por ajo që më ka lënduar më shumë është gjykatësi. Kur e pyeta pse u dënua kaq pak, mu përgjigj se ‘mamaja juaj s’ka vdekur nga aksidenti’. Ishte e tmerrshme sepse mami kishte shëndet të plotë deri në ditën e aksidentit”, tha ajo. /Dosja.al

ervina kotolloshi ponja e portokallise

Sondazh

Poll