Politike

Buxheti 2023, Ibrahimaj: Kujdes se çfarë flisni, nuk është e vërtetë se ato që paguhen më pak paguajnë më shumë 

Ministrja kërkoi nga deputetët që të bëjnë kujdes kur flasin dhe të mos thonë gjëra që nuk janë të vërteta.

9 Nëntor 2022, 17:46 Nga A.B
Buxheti 2023, Ibrahimaj: Kujdes se çfarë flisni, nuk është
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj mori sërish fjalën në Kuvend. Ajo ndërhyri pas përfundimit të debatit nga të pranishmit në seancë, për buxhetin 2023. Ministrja kërkoi nga deputetët që të bëjnë kujdes kur flasin dhe të mos thonë gjëra që nuk janë të vërteta.

'Buxheti dhe shpenzimet paguhen nga të ardhurat, që janë rritur 2fish. Janë rritur si pasojë e zgjerimit të bazës së tatim paguesve. 17% të të ardhurave tatimore mblidhen nga 2 mijë subjekte. Si i mblidhkemi ne këto para nga më të varfrit? Unë dua t'ju rikujtoj se rritja e të ardhurave ka qënë e lartë, rreth 35 mld lekë më shumë por rritja është 16% më shumë se viti i kaluar. Inflacioni mesatar për 10 muajt ka qënë 6.5%.Me gjithë rritjen e të ardhurave, që vijnë si pasojë e rritjes ekonomike, ne të gjitha këto të ardhura i kemi rishpërndarë, kemi rritur pensionet, ndihmën ekonomike, pagat. A do donim ti rrisnim me norma më të larta, sigurisht. është e pamundur që në një vit krize ti të marrësh vendime të nxituara. Këto vendime gjenden në programet e FMN. Ne sot jemi këtu për të mbrojtur buxhetin e vitit 2023. 

Nuk mund të themi se ato qe paguhen më pak paguajnë më shumë. '- u shpreh Ibrahimaj.

delina ibrahimaj seance plenare 9 nentor 2022

Sondazh

Poll