Politike

'E kam të sigurtë'/ Berisha: I keni marrë ryshfetin Italisë, e më pas i keni tërhequr mbështetjen

Berisha tha se me datën 12 nëntor, ditën kur ka thirrur protestën, do t'u bëhet gjyqin qeveritarëve në Tiranë.

9 Nëntor 2022, 17:29 Nga A.B
'E kam të sigurtë'/ Berisha: I keni marrë ryshfetin
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë se i ka marrë ryshfet Italisë se do ta votojë për ekspozitën botërore në vitin 2030 dhe më pas i ka tërhequr mbështetjen. Berisha tha se me datën 12 nëntor, ditën kur ka thirrur protestën, do t'u bëhet gjyqin qeveritarëve në Tiranë.

'Boll është Boll! A janë të vërteta këto! Ansambli i vjedhjes është ky! Kanë bërë një akt të turpshëm. I kanë premtuar Italisë me shkrim se do votojnë për ekspozitën botërore në vitin 2030. I merr ryshfetin dhe i tërheq mbështetjen. E kam burim të sigurtë. Një vendi me të cilin shqiptarët janë biznesmenë nja 50 mijë. Ndaj ikin shqiptarët se shohin se e keni bëri Shqipërinë një vend të pavlerë. Ndërsa për vete jetoni në luksin më të madh.’- tha Berisha.

sali berisha seance plenare 9 nentor 2022

Sondazh

Poll