Politike

'Shqiptarët ikin, Rama udhëton si sulltan'/ Berisha: Nëse vazhdoni kështu, protesta e radhës do jetë përballë Kuvendit

Berisha paralajmëroi se nëse Qeveria do vazhdojë kështu, protesta e radhës do të jetë para parlamentit.

9 Nëntor 2022, 17:23 Nga A.B
'Shqiptarët ikin, Rama udhëton si sulltan'/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u përfshi në një debat me kryeparlamentaren Lindita Nikollën. Teksa kjo e fundit i kërkoi që të mbyllte fjalën, Berisha e paralajmëroi se nëse do të vazhdojnë kështu, protesta e radhës do të jetë para parlamentit.

DEBATI:

Berisha: E turpëroni këtë vend, ndaj dhe ikin shqiptarët se e keni ofenduar dhe poshtëruar. Për këtë jetoni në luksin më të madh, udhëton ai si sulltan. 

Nikolla: Mbaroi koha.

Berisha: Ku mbaroi koha, nëse vazhdoni kështu protesta e radhës do jetë para parlamentit. Dhe ju jeni bashkëvjedhëse nëse nuk e denonconi.

sali berisha seance plenare 9 nentor 2022

Sondazh

Poll