Politike

Majko 'kritika' qeverisë: Investimet në Kukës lënë për të dëshiruar, përqëndrohen vetëm në qytetet e mëdha

Majko tha se jo të gjithë invenstimet duhen bërë në qytetet e mëdha. Gjatë fjalës së tij në Kuvend Majko tha se qeveria nuk është fajtore për këtë gjendje në të cilën ndodhet vendi pasi sipas tij koha tregoi se dhe një bombë në Kiev ndikon në çmimin e bukës në Tirabnë.

9 Nëntor 2022, 17:02 Nga e.k
Majko 'kritika' qeverisë: Investimet në Kukës
Pandeli Majko

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste njëherazi dhe i deleguari i selisë Rozë në qarkun e Kukësit Pandeli Majko i ka 'tërhequr vëmendjen' qeverisë sa i përket invenstimeve në këtë qark. Majko tha se jo të gjithë invenstimet duhen bërë në qytetet e mëdha. Gjatë fjalës së tij në Kuvend Majko tha se qeveria nuk është fajtore për këtë gjendje në të cilën ndodhet vendi pasi sipas tij koha tregoi se dhe një bombë në Kiev ndikon në çmimin e bukës në Tirabnë. Në fund të diskutimit të tij deputeti socialist u shpreh pro buxhetit të vitit 2023 dhe deklaroi votën në favor të tij.

Pandeli Majko: Ka qenë dhe jam kundër ndarjes së Shqipërisë në jug dhe veri, kjo nuk është e vërtetë kur sheh punën e bashkisë Lezhë, investimet në qarkun e Kukësit lënë për të dëshiruar. Shpresoj shumë që dhe në bashkëpunim me ministrinë e Kulturës të ketë fonde për zhvillimin. Viti 202 tregoi se një shpërthim në Kiev tregoi se ndihen në çmimin e bukës  në Tiranë. Ne duhet ta kalojmë së bashku pavarsisht nëse i bërtasim fajësisë së qeverisë pa faj. Nëse në Tiranë flejnë ëndrrat për nesër në Kukës mundësia për mbijetesë. Unë do të votoj pro buxhetit të vitit 2023.

seance plenare 9 nentor 2022 pandeli majko

Sondazh

Poll