Aktualitet

Pamjet e rënda nga aksidenti i turistëve në Elbasan, të plagosurit me urgjencë drejt Traumës (VD)

30 Gusht 2019, 13:28 Nga DOSJA
Pamjet e rënda nga aksidenti i turistëve në Elbasan, të

ELBASAN- Një çift turistësh izraelit janë aksidentuar me motor pasditen e sotme në Elbasan. Sipas burimeve paraprake, dy turistët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas burimeve nga vendngjarja, mësohet se çifti izraelit ka qenë duke udhëtuar më një motor me targa rumune dhe në rrethana ende të paqarta janë përplasur me një autoveturë.

Çifti izraelit ishin duke udhëtuar me motor me targa rumune, në momentin që pësuan aksident. Mësohet se motorit i ka prerë rrugën një mjet tip “Fuoristradë”.

Çifti i turistëve po transportohen drejt spitalit të Traumës. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14.15, në Elbasan,  mjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin F. P, banues në Elbasan,  është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin B.U, banues në Elbasan. Në përplasje është përfshirë dhe motoçikleta tip “Honda”  me drejtues shtetasin N.S.,  banues në Izrael,  i cili si pasojë e përfshirjen në përplasje është dëmtuar vetë dhe pasagjerja  shtetësia M.N., me banim në Izrael, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Elbasan, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me motor aksidentohet cifti izraelit elbasan aksident me motor aksidentohet cifti izraelit elbasan

Sondazh

Poll