Aktualitet

Falsifikimi i biletave, 8 të arrestuarit dalin para gjykatës bosi i “Ferlut” dhe Fatos Vrapi ofrojnë 7 milionë lekë pë

30 Gusht 2019, 10:31 Nga DOSJA
Falsifikimi i biletave, 8 të arrestuarit dalin para gjykatës bosi i

TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën “arrest me burg” për 7 nga 8 të arrestuarit për skemën e falsifikimit të biletave të urbanëve, që i shkaktuan shtetit një dëm prej 1 miliard lekësh.

Prokuroria ka kërkuar burg Ferdinand Ibrahimin, që është administrator i linjës së unazës e pronar i ‘Ferlutit’, djalin e tij Anastas Ibrahimi, Fatos Vrapin, Erisa Vorën, Klodiana Qaton, Aldi Dukën dhe Lulzim Allarajn.

Ndërsa për Albana Vrapin, gruan e Fatos Vrapit që është edhe Këshilltar në Bashkinë e Tiranës ka kërkuar masën “detyrim paraqitjeje”.

Mësohet se Ibrahimi, i njohur ndryshe si bosi i kompanisë “Ferlut” ka mohuar të ketë lidhje me biletat e falsifikuara. Ai është shprehur se nuk dinte gjë për këto bileta dhe se ato që u sekuestruan në “Maseratin” e të birit ishin false.

Bosi i kompanisë “Ferluti”, Ferdinand Ibrahimi dhe Fatos Vrapi kanë kërkuar lirinë teksa kanë dalë para Gjykatës për t’u njohur me masat. Mësohet se Ibrahimi ka kërkuar lirinë duke ofruar 6 milionë lekë të reja nëpërmjet avokatit të tij. Kurse Vrapi ka ofruar 1 milionë lekë për lirinë e tij.

Ato që gjetët në makinë kanë qenë të vjetra dhe nuk ishin në përdorim. Unë nuk di gjë nëse janë falsifikuar bileta,”– mësohet të jetë shprehur ai.

Ndërkohë paraditen e sotme u publikuan edhe përgjimet ku Ibrahimi i kërkonte të birit, Anasatasi që të digjte dokumentet.

Ka qenë kjo telefonatë që ka çuar policinë të arrestonte pronarin e “Ferlut” dhe për pasojë të zbulonte gjithë grupin që falsifikonin biletat.

20-vjeçari, Anastasi u kap më pas teksa në makinën e tij tip “Maserati” kishte 150 mijë bileta urbani të flasifikuara.

Një ditë më parë u godit grupi i kompanive të transportit publik, pasi falsifikonin biletat e urbaneve. 4 pronarë dhe 4 punëtorë janë arrestuar, pasi përdornin bileta të falsifikuara në mënyrë që t’i shmangeshin detyrimeve tatimore.

Policia e Shtetit sekuestroi 150 mijë bileta, që ishin në tentativë shkatërrimi, me vlerë 60 milionë lekë të vjetra. Në pranga Ferdinand Ibrahimi i firmës “Ferlut”, i biri, Anastas Ibrahimi, administratori i linjës së Unazës, Fatos Vrapi këshilltar bashkiak në Tiranë dhe gruaja e tij Albana Vrapi ortake.

Persona të tjera të arrestuar janë Lulëzim Allaraj, 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë dispeçer i një linje autobuzash, Evisa Vora, 33 vjeçe, banuese në Tiranë që ka në pronësi linjën e Porcelanit. Gjithashtu është vënë në pranga edhe  Aldi Duka, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyre dispeçer i një linje autobuzash, Klodiana Qato, 42 vjeçe, banuese në Tiranë, ekonomiste në një shoqëri autobusash.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anastas ibrahimi fatos vrapi ferdinant ibrahimi ferlut jeta luksoze e anastas ibrahimit skema e mashtrimit me bileta urbani anastas ibrahimi fatos vrapi ferdinant ibrahimi ferlut jeta luksoze e anastas ibrahimit skema e mashtrimit me bileta urbani

Sondazh

Poll