Bota

"Do të jetë një natë e mrekullueshme", Donald Trump shfaqet i buzëqeshur teksa voton për zgjedhjet afatmesme

I pyetur nëse do të kandidojë sërish për presidencën pas dy vitesh, ai tha se mendon se e marta do të jetë një ditë shumë emocionuese për shumë njerëz.

8 Nëntor 2022, 19:11 Nga d.a.
"Do të jetë një natë e mrekullueshme", Donald
Trump

SHBA- Ish-presidenti Donald Trump ka folur jashtë qendrës së tij të votimit në Palm Beach, Florida, ku dha votën e tij, së bashku me gruan e tij Melania.

"Unë mendoj se do të kemi një natë të mrekullueshme".- tha ai përpara gazetarëve.

I pyetur nëse do të kandidojë sërish për presidencën pas dy vitesh, ai tha se mendon se e marta do të jetë një ditë shumë emocionuese për shumë njerëz.

Sa i përket asaj ku do të fokusohen republikanët, ai tha se çështjet kryesore do të jenë krimi dhe mbajtja e taksave të ulëta, por ai heshti nëse do të shpallte një fushatë presidenciale 2024, pavarësisht ngacmimeve të vazhdueshme se do të kandidonte përsëri. 

Trump ka qenë në ballë të fushatës së mesmandatit të republikanëve dhe një fitore për ta do të shihej si një fitore për Trumpizmin, duke e bërë një rikthim për ish-presidentin gjithnjë e më të mundshëm. Mbrëmë ai u tha njerëzve që të prisnin një njoftim të martën e ardhshme.

donald trump zgjedhjet afatmesme ne shba

Sondazh

Poll