Politike

Autoriteti i Dosjeve kërkon para shtesë, Sula: Na duhen për të paguar dritat e ujin si dhe për mbrojtjen kibernetike

Kreu i këtij institucioni Gentiana Sula gjatë raportimit në Kuvend ku po diskutohej miratimi i projektbuxhetit të viti 2023 kërkoi edhe një fond për sigurinë në kushtet e sulmeve kibernetike duke marrë parasysh sulmet e fundit të hakerave të ndodhur në vend.

8 Nëntor 2022, 16:10 Nga e.k

 

Autoriteti i Dosjeve kërkon para shtesë, Sula: Na duhen për
Gentiana Sula

TIRANË- Autoriteti i Dosjeve ka kërkuar ditën e sotme fonde shtesë për të mbuluar shpenzimet dhe për të paguar dritat dhe ujin. Kreu i këtij institucioni Gentiana Sula gjatë raportimit në Kuvend ku po diskutohej miratimi i projektbuxhetit të viti 2023 kërkoi edhe një fond për sigurinë në kushtet e sulmeve kibernetike duke marrë parasysh sulmet e fundit të hakerave të ndodhur në vend.

Gentiana SulaKa disa nevoja shtesë për sa i përket pagesave drita, ujë, të energjisë të cilat i kemi parashikuar dhe i kemi paraqitur si kërkesë për buxhet shtesë. Për pajisje, mjete IT, pajisje zyre, servera të sigurisë, pavarësisht se përmes ligjit ne jemi koshient që nuk do deklasifikojmë siç deklasifikonim më përpara sigurisht prapë 1/4 e fondit mbetet lind nevoja e krijimit të serverave të sigurisë sidomos në kushtet e nevojës për një mbrojtje kibernetike. Kemi kërkuar staf shtesë 18 veta, 1 drejtor të përgjithshëm, 2 drejtor drejtorie dhe 15 specialist, kjo është me funksionet e reja, si buxhet është 5 mln lekë. Institucioni që unë drejtoj ka kapacitete të kufizuara për ushtrimin e mandatit të vet. Vit pas viti ne kemi pasur zero shtesa në buxhet, përjashtimisht vetëm 1 vit, që nga viti 2016 deri më sot ka pasur vetëm 1 shtesë vitin e kaluar në burimet njerëzore. Ne kemi shumë më pak staf se Kosova, shumë më pak staf se Maqedonia e Veriut, nuk po marr vende të tjera

 

komisioni i ligjeve gentiana sula

Sondazh

Poll