Politike

'Ligjet'/ Sula: Na duhen 18 persona në staf. Alibeaj: Keni mbështetjen tonë për fonde dhe burime njerëzore

Gentiana Sula deklaroi se institucioni që drejton ka nevojë për më shumë staf e se buxheti për një vit shkon deri në 5mln lekë.

8 Nëntor 2022, 16:22 Nga A.B
'Ligjet'/ Sula: Na duhen 18 persona në staf. Alibeaj: Keni
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve, Drejtuesja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula bëri një rezyme të institucionit që ajo drejton dhe problematikat që kanë hasur. Ajo bëri të ditur se kanë nevojë për më shumë staf e se buxheti i institucionit për një vit shkon deri në 5mln lekë. Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u shpreh se do të ofrojë mbështetjen e tij për çdo gjë që kërkohet nga Autoriteti.

Enkelejd Alibeaj: Shpreh dakordësi për atë që u tha. Nuk është vetëm fotgrafimi por dhe mbushja me informacion ku jeni keni një rol parësor. Kjo cështje kërkon vëmendjen të rëndësishme në buxhetim. Keni mbështetjen tonë. Doja të dija se sa është nevoja në burime njerëzore ose në teknologji, ose në buxhet lidhur me gjetjen e eshtrave. Ju e thatë, se një nga cështjet ku ju do përballeni është ajo që ka lidhje me hapjen e dosjeve. Shtohet dhe ajo që konsiderohet si kërkesa e qytetarëve. Dhe për këtë keni mbështetje nga ana jonë, për fonde, burime njerëzore dhe me radhë. Kam disa pyetje. Si e keni bërë analizën për burimet njerëzore shtesë që ju duhen. Sa teknologji ju duhen në mënyrë që kërkesa për hapjen e dosjeve të marrë një përgjigje të shpejtë. Do doja të dija si e keni bërë analizën në lidhje me hapjen e dosjeve. Duhet ta dimë se sa të përgatitur jeni. 

Drejtuesja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula: Kemi punuar me strukturën. Presim shtesa. Në një ditë na vijnë dhe 40 kërkesa, po shtohen. Presim që të ketë shumë kërkesa, së pari është krijuar drejtoria e posacme. Kërkohet një dhomë ku kartelat hapen dhe janë të renditura. Duhet një personel shtesë që të kërkojë. Do të ketë disa ndryshme pasi nuk bëhet fjalë vetëm për skanim. Ka nevojë për një punë të mirëfilltë. Hapje dosjesh do të thotë ulje barrierash. Të mbrohen qytetarët nga keqpërdorimi. Kemi filluar mbledhjen e dëshmive gojore. është një punë komplekse, është një projekt voluminoz. Kemi kërkuar staf shtesë 18 veta. Si buxhet është 5 mln lekë në vit. është vetëm për organikën.

enkelejd alibeaj komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll