Politike

Ndërtimi i shkollës në Kamëz, gruaja: Bëjmë 2 km rrugë, mua më dhemb shpina. Rama: E nxore kunjën

Kreu i Qeverisë, i premtoi se do të ndërtohej shkolla shumë shpejt mirëpo gruaja i tha se nuk ka shpresa shumë.

8 Nëntor 2022, 15:52 Nga A.B
Ndërtimi i shkollës në Kamëz, gruaja: Bëjmë 2 km
Gruaja

TIRANË- Një grua u ankua tek kryeministri Edi Rama për rrugën e gjatë që bëjnë çdo ditë për të dërguar fëmijët në shkollë. Nga takimi i Ramës në Kamëz, gruaja tregoi se çantat e të vegjëlve peshojnë shumë e se i kanë lënë me pasoja në shëndet. Kreu i Qeverisë, i premtoi se do të ndërtohej shkolla shumë shpejt mirëpo gruaja i tha se nuk ka shpresa shumë.

DEBATI:

Gruaja: A keni nëna ju që bëjnë një rrugë 2 km në rrugë me një çantë 14 kile në shpinë, ku është transporti?

Rama: Pasi e more përgjigjen që do bëhet shkolla, nuk thua që okej shyqyr që u bë, po nxjerr patjetër kunjën për kaq kilometra...

Gruaja: Nuk është kunjë zoti kryeministër, po më dhemb shpina mua dhe fëmijëve të mi. 

Rama: Gjërat bëhen me rradhë se ne këtu çfarë nuk kemi parë.

Gruaja: Mirë, po unë nuk shpresoj.

Rama; Cfarë datë është sot.

Gruaja: Nuk e di datën.

Rama: 8 dhjetor, qeka dhe dita e themelimit të rublave. 8 dhjetor, nëntor, a qeka partia tjetër. Në datën çfarë, unë thashë dy javë. Për të qënë brenda e bëjmë 1 javë. Po nuk u bë, do kemi punë me kryetarin e Bashkisë. Duro dhe 2 javë se ne te gjatët durojmë shumë. 

edi rama rama ne kamez

Sondazh

Poll