Art&Argëtim

Ndarja Pique-Shakira, prindërit e futbollistit: Ai do largohet nga Barcelona, duhet të jetë i qetë

Në ndryshim nga prindërit e Gerard-it, të cilët tingëllojnë më të ftohtë, më herët Nidia del Carmen Ripoll, mamaja e Shakirës ka folur me konsideratë të lartë për ish-dhëndrin e saj.

8 Nëntor 2022, 16:57 Nga A.B
Ndarja Pique-Shakira, prindërit e futbollistit: Ai do largohet nga
Shakira dhe Pique

SPANJË- Prindërit e Pique kanë komentuar ndarjen me këngëtaren e njohur Shakira. Ata kanë thyer theshtjen mbi ndarjen e djalit të tyre dhe sipas tyre gjëja e vetme që Pique ka nevojë tani është paqe, shkruajnë mediat e huaja.

“Ai po largohet nga Barcelona tani sepse nuk dëshiron të largohet nga dera e pasme. Ai duhet të jetë i qetë për të zgjidhur problemet e tij me Shakira-n”, thanë prindërit e Piques, sipas “mamarazzi”, Lorena Vazquez.

Në ndryshim nga prindërit e Gerard-it, të cilët tingëllojnë më të ftohtë, më herët Nidia del Carmen Ripoll, mamaja e Shakirës ka folur me konsideratë të lartë për ish-dhëndrin e saj.

Teksa ndodhej jashtë spitalit “Teknon-Quiron” në Barcelonë, ku ndodhet i shtruar zoti William Mebarak, babai i këngëtares kolumbiane, ajo është shprehur se Gerard Pique i ka telefonuar disa herë për t’u interesuar për shëndetin e babait të Shakirës. Nidia del Carmen Ripoll shtoi se Pique madje e ka vizituar ish-vjehrrin e tij në spital, gjest për të cilin i janë mirënjohës të gjithë. Madje ajo shkoi më larg duke e konsideruar akoma “familje”, edhe pas gjithë ngjarjeve të ndodhura.

Pique është në një lidhje me Clara Chia Marti-n. Ai është bababi i dy djemëve të cilët i ka me Shakirën.

shakira gerard pique

Sondazh

Poll