Art&Argëtim

Nuk ka më vend për dyshime/ Bradley Cooper dhe Irinia Shayk konfirmojnë ribashkimin, shfaqen krahë njeri-tjetrit në New York

Aktori dhe supermodelja të cilët fillimisht ishin në lidhje mes viteve 2015-2019 dhe kanë një vajzë, nuk mund t'i mbanin duart larg njëri-tjetrit ndërsa ecnin krah për krah.

8 Nëntor 2022, 15:46 Nga a.l
Nuk ka më vend për dyshime/ Bradley Cooper dhe Irinia Shayk
Irina Shayk dhe Bradley Cooper

NEW YORK- Të përqafuar krahë njeri tjetritn në rrugët e New York-ut, këto janë fotot më të fundit të shkrepura nga paparazzit që konfimrojnë se dyshja e famshme Bradley Cooper, dhe Irina Shayk, kanë rikthyer romancën e tyre 

Aktori dhe supermodelja të cilët fillimisht ishin në lidhje mes viteve 2015-2019 dhe kanë një vajzë, nuk mund t'i mbanin duart larg njëri-tjetrit ndërsa ecnin krah për krah. Bradley shfaqej i veshur me një bluzë të zezë, pantallona blu dhe një xhaketë sportive, poashtu edhe Irina kishte veshur një bluzë të bardhë, xhinse të të gjera dhe një pardesy të zezë.

 

Dyshimet për një ribashkim mes dyshes nisën pas postimit të një fotoje ditën e Halloween, shkruan Daily Mail. Modelja shihej e ulur në prehrin e aktorit teksa ai kishte veshur kostumin e ariut për këtë festë. Edhe pse ata u ndanë në vitin 2019, ata kanë mbetur bashkë-prindër shumë miqësorë që atëherë, me një burim të brendshëm që thotë për Page Six: "Ishte një arratisje e vërtetë familjare dhe ata po mendojnë të kthehen së bashku".

Burimi pohoi se Irina ''do të donte që vajza e saj të kishte një vëlla ose motër' dhe se Bradley është i përshtatshëm për këtë ide.'' Ajo dhe Bradley u lidhën fillimisht në vitin 2015 përpara se të dilnin publikisht si çift në vitin 2016, duke mirëpritur vajzën e tyre të vogël në 2017 dhe më pas nisën rrugët e tyre të ndara në 2019./ Dosja.al

irina shayk bradley cooper

Sondazh

Poll