Politike

Çupi: Burgu i Burrelit të kthehet në muze, kam amendamentin gati. Bushka: S’kemi buxhet

Përgjigja që mori nga kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka ishte që të propozonte që burgu i Burrelit të futej në listën e godinave që duhen kthyer në muze.

8 Nëntor 2022, 14:20 Nga F.M
Çupi: Burgu i Burrelit të kthehet në muze, kam amendamentin
Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka propozuar që burgu i Burrelit ose të paktën një pjesë e tij që është ndërtuar që në vitin 1939 të kthehet në muze. E pranishme në Komisionin e Ligjeve, Çupi tha se në burgun e Burrelit janë izoluar pesë kryeministria dhe ai mbart vlera e ndaj duhet kthyer në muze. Për këtë projekt, Çupi tha se ka përgatitur dhe një amendament e që do ta paraqesë për të fituar fonde për këtë projekt. Përgjigja që mori nga kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka ishte që të propozonte që burgu i Burrelit të futej në listën e godinave që duhen kthyer në muze.

Pjesë nga biseda:

Dhurata Çupi: Burgu i Burrelit duhet rikonstruktuar, sigruisht nëse më jeoen fonde, duhet të kthehet në një memorie dhe në një vend pelegrinazhi. Është i vetmi burg politik që efektiv e plotë e ka pasur në vitin 1946-1947. Aty është burgosur e gjithë elita dhe duhet kërkuar një fond e miratuar këtë gjë. Ka pasur një shprehje të tmerrshme në lidhje me burgun e Burrelit, ‘në Burrel, aty ku hyn e s’del’.

Sula: Bie shumë dakort me zonjën Çupi. Është e vërtetë, është një vend i rëndësishëm. Ka një vend të mirë që ndodhet në qytet, vizitohet kollaj. Aty brenda një viti kanë qen 5 kryeministra. Aty janë gjetur dhe trupa. Ne jemi munduar që të ndërmarrim hapat tona.

Klotilda Bushka: Nuk vëmë dot buxhet, kjo është pjesë e kuadrit rregullator për nismat për muze, duhet të shohim se çfarë keni për momentin.

Dhurata Çupi: Unë kam përgatitur dhe një amendament në mënyrë që burgun e Burrelkit ta kemi pojesë të listës së muzeut kombëtar. Unë e kam studiuar dhe specialistët më kanë konfirmuar që pjesa e ngriutr e burgut në vitin 1939 mund të shëbrejë si muze. Është e mundur dhe unë do të kërkoj që të jetë pjesë e listë.

burgu i burreli dhurata cupi

Sondazh

Poll