Bota

Ndërpritet fjalimi i liderit të BE-së në ekspozitën kryesore tregtare të Kinës, diplomatët: Kinezët menduan ta censuronin

Kina kërkon të pozicionohet si neutrale në krizë, por i ka ofruar mbështetje diplomatike aleatit të saj strategjik Rusisë.

8 Nëntor 2022, 14:36 Nga a.l
Ndërpritet fjalimi i liderit të BE-së në ekspozitën
fofo ilustruese

KINË- Fjalimi i kreut të Këshillit të BE-së, Charles Michel, i planifikuar për hapjen e një panairi të madh tregtar kinez, u anulua për shkak të diskutimeve mbi censurën. Sipas mediave të huaja, videoja e fjalimit e regjistruar paraprakisht ishte menduar të shfaqej në hapjen e ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE) në Shangai ditën e premte, por zëdhënësi i Michel dhe tre diplomatë me bazë në Pekin konfirmuan se ajo nuk u transmetua.

"Kinezët donin të censuronin pjesë të fjalimit të Charles Michel. Brukseli preferoi ta anulonte fjalimin krejtësisht," tha një diplomat evropian. 

Një tjetër diplomat evropian tha se autoritetet kineze donin të censuronin të gjitha pjesët e fjalimit të Michel për krizën në Ukrainë, një çështje e ndjeshme për Pekinin. Kina kërkon të pozicionohet si neutrale në krizë, por i ka ofruar mbështetje diplomatike aleatit të saj strategjik Rusisë.

Sakaq, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian mohoi të ketë dijeni për këtë çështje gjatë një konference rutinë për media të martën. Zëdhënësi i Michel, Barend Leyts tha se udhëheqësi i BE-së ishte ftuar për të folur në Forumin e 5-të Hongqiao/CIIE në Shangai.

"Siç kërkuan autoritetet kineze, ne me të vërtetë kishim dhënë një mesazh të regjistruar paraprakisht i cili në fund nuk u shfaq," tha Leyts.

Ne e kemi adresuar këtë përmes kanaleve normale diplomatike", shtoi ai. 

Marrëdhëniet Kinë-BE janë përkeqësuar që kur të dyja palët tregtuan sanksione vitin e kaluar mbi abuzimet e dyshuara të të drejtave të njeriut nga Kina në rajonin e saj Xinjiang. Pekini më vonë vendosi një embargo tregtare për pothuajse të gjitha mallrat lituaneze në përgjigje të thellimit të lidhjeve të Vilnius me Tajvanin, një ishull i vetëqeverisur që Kina e pretendon si territorin e saj. Që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, liderët e Bashkimit Evropian kanë lobuar vazhdimisht në Kinë që të dënojë veprimet e Moskës dhe të tërheqë mbështetjen e saj për Rusinë, por pa rezultat. Blloku e konsideron zyrtarisht Kinën një "partner, konkurrent ekonomik dhe rival sistemik" sipas një formulimi të miratuar në 2019./ Dosja.al.

 

charles michael

Sondazh

Poll