Politike

DATA- Shtyhet afati për vetëkandidim dhe kandidim për Primaret në PD

Nga ky vendim, i marrë nga Partia Demokratike, përjashtohen 16 degët e Bashkisë Tiranë.

7 Nëntor 2022, 20:54 Nga A.B
DATA- Shtyhet afati për vetëkandidim dhe kandidim për Primaret
Partia Demokratike

TIRANË-Deri në datën 12 nëntor është vendosur afati për vetëkandidim dhe kandidim për Primare në të gjitha degët e PDSH-së. Nga ky vendim, i marrë nga Partia Demokratike, përjashtohen 16 degët e Bashkisë Tiranë. Degët e Partisë Demokratike të Shqipërisë kanë kërkuar shtyrjen e afatit për shkak të kohës së pamjaftueshme për organizimin e mbledhjeve në çdo nivel organizativ dhe marrjen e propozimeve apo vetë-propozimeve nga struktura partiake në territorin që ata mbulojnë.

Për këtë arsye, pas shqyrtimit të dokumentacionit nga KOKOE, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, vendosi shtyrjen e afatit për vetëkandidim dhe kandidim për Primare në të gjitha degët e PD, deri në 12 nëntor 2022.

NJOFTIMI I PD:

Për shtyrjen e afatit për marrjen e propozimeve për kandidatët e PDSH në Primaret për zgjedhjet vendore 2023 Në vijim të Udhëzimeve 12 datë 27.10.2022 dhe 13 datë 31.10.2022 “Mbi afatet dhe procedurat e marrjes së propozimeve për kandidatët e PDSH në Primaret për zgjedhjet vendore 2023,
Në mbledhjen e datës 7.11.2022, KOKOE shqyrtoi dokumentacionin e ardhur nga degët e PDSH. Pothuajse të gjitha degët e PDSH kanë bërë kërkesë për shtyrje afati për shkak të kohës së pamjaftueshme për organizimin e mbledhjeve në cdo nivel organizativ dhe marrjen e propozimeve apo vetë-propozimeve nga struktura partiake në territorin që ata mbulojnë. Duke e konsideruar këtë proces shumë të rëndësishëm, me qëllim dëgjimin e mendimeve dhe marrjen e propozimeve nga e gjithë anëtarësia e PDSH,

KOKOE

Vendosi:

Shtyrjen e afatit për vetëkandidim dhe kandidim për Primare në të gjitha degët deri në 12 nëntor 2022.
Nga ky vendim përjashtohen vetëm 16 degët e Bashkisë Tiranë.
Kryesitë e Degëve të marrin masa për përcjelljen e këtij Vendimi.

KOMISIONI I ORGANIZIMIT DHE KONTROLLIT TE OPERACIONEVE ELEKTORALE

KRYETARE
ALBANA VOKSHI

Procesi i primareve që do të nxjerrë kandidatët e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur dhe pritet të mbahen votimet. Asllan Dogjani prezantoi kandidaturën e tij për Primaret që do zhvillohen për Bashkinë Kamëz bashkë me Shemsi Prençin dhe Arjan Hoxhën. Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Fisnik Qosja dhe ish-kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja, janë dy emrat që kanë depozituar kandidimin për Kavajën. Në Tiranë kandidatët janë: Adriana Kalaja, Belind Kelliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoci, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti, Julian Deda. Anëtari i Partisë Demokratike, Artur Mahmutaj ka konfirmuar se është gati të bëhet pjesë e Primareve të Sali Berishës, për të kandiduar për kryetar bashkie në qytetin e Fierit, ndërsa Bardh Spahia kërkon një mandate të plotë në krye të Shkodrës. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ka dorëzuar kandidaturën për primare për Bashkinë e Tropojës.

primaret ne pd

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll