Politike

Në garë për Tiranën! Alimehmeti: Do ta uroja Erion Veliajn nëse do fitonte me ndershmëri

Mjeku u shpreh se nëse gara do jetë e ndershme nuk ka diskutim që do e uronte.

7 Nëntor 2022, 20:05 Nga A.B
Në garë për Tiranën! Alimehmeti: Do ta uroja Erion Veliajn
Erjon Veliaj dhe Ilir Alimehmeti

TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti deklaroi se do ta uronte Erjon Veliajn, nëse ky i fundit do fitonte zgjedhjet në mënyrë të ndershme. I ftuar ditën e sotme në 'Abcnews', mjeku u shpreh se nëse gara do jetë e ndershme nuk ka diskutim që do e uronte.

“Nëse gara do jetë e ndershme, e plotë, e saktë, unë i përkas një mentaliteti shumë të qartë të djathtë që respektoj lirinë dhe të drejtën e zgjedhësit dhe vendimarrësit, patjetër këtu nuk kemi diskutim. Me kusht që të kemi siguri dhe garë të drejtë.”

Alimehmeti është 1 nga 7 kandidatët që do të garojnë në primaret brenda Partisë Demokratike për të zgjedhur kandidatin për Bashkinë e Tiranës në vitin 2023.

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë shkojnë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Marrëveshja e kthyer në një "kontratë" bashkëpunimi elektoral mes dy partive u firmos nga dy kryetarët Sali Berisha dhe Ilir Meta. 

Emrat e personave që janë vetëkandiduar për Tiranën nga primaret në PD: 

1. Adriana Kalaja
2. Belind Këlliçi
3. Enkelejda Fejzo
4. Fatmir Merkoçi
5. Gerti Bogdani
6. Ilir Alimehmeti
7. Julian Deda

ilir alimehmeti erjon veliaj

Sondazh

Poll