Politike

Berisha: Ftoj mediat britanike, hajdeni e pyesni se si përdoren paratë publike në Shqipëri

Berisha deklaron se në Shqipëri duhet të vijnë mediat britanike që të kuptojnë se si po përdoren paratë publike.

7 Nëntor 2022, 20:14 Nga A.B
Berisha: Ftoj mediat britanike, hajdeni e pyesni se si përdoren paratë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte i pranishëm ditën e sotme në një takim me qytetarët e njësisë numër 9. Ai u shpreh se mediat britanike kanë shpërthyer në lajme për varfërinë që e ka kapluar vendin tonë, mirëpo sipas tij, kjo nuk është e vetmja. Berisha shtoi se në Shqipëri duhet të vijnë mediat britanike që të kuptojnë se si po përdoren paratë publike.

'Ka shpërthyer një polemikë e madhe këto ditë dhe jemi bërë lajmëzinjtë e Europës, në mediat më të mëdha të botës për dramën e kanalit të La Manshit. Çfarë bën ky? Ky për çdo gjë, vetëm faj nuk ka. Ky është një qenie primitive, sepse njeriu i qytetëruar mban përgjegjësi. Ky njëherë thotë fajin e ka Saliu, njëherë e ka Meta, herën tjetër Gjermania, pastaj Franca, tani e ka Anglia, me radhë e me radhë, por vetëm ky faj nuk ka se çfarë ndodh në këtë vend. A mund të pranohet, lejohet një gjë e tillë?

Mediat britanike shkruajnë këto ditë se varfëria, por u them këtyre gazetarëve se vjedhja dhe vetëm vjedhja. Kjo tokë nuk gjen një sipërfaqe të tillë në ishullin britanik e askund të jetë më e pasur se Shqipëria.
Por ky kryeministër dhe kjo qeveri i ka kthyer pasuritë në një mallkim për qytetarët shqiptarë. Ky kryeministër dhe kjo qeveri vjedh dhe vetëm vjedh. Firmos për sipërmarrjen e tij 420 mln euro, djegësat dhe nuk digjet asnjë kilogram pleh. Ky njeri firmos me vëllezërit Karriç dhe të tjerë, dorëzon miliona katror tokë në Durrës, kujt? Kompanive të sanksionuara të veta, se është aksionar vetë. Prandaj ky njeri që ka bërë gjithçka në rrafshin moral nuk ndalet. Vetëm shëtit nga një sallë në tjetër si një sharës i ulët. Nuk lë fjalë pa nxjerrë nga fjalori i tij, dëshmi e një edukate perverse familjare, të mangët dhe që natyrisht njeriu nuk mund ta ulë veten në atë shkallë të ja kthejë me të njëjtat fjalë.

Kemi të bëjmë me një armik që i varfëron dhe i vjedh shqiptarët. Ftoj mediat britanike të pyesin se si përdoren fondet publike këtu dhe në Britaninë e Madhe. Do të gjejnë se këtu një shkollë kushton 5 mln euro dhe për të mbuluar vjedhjen merret lista e anëtarëve të kryesisë së PS-së dhe emërtohen shkollat. Nuk ndodh kurrë në botë kjo. Horra si këta nuk ka parë toka.

PNUD-i në Tiranë me paratë e donatorëve, se nuk ja ka dorëzuar paratë kësaj qeverie, ndërton shkollën me 680 mijë euro. Ka manuale ndërtimi, të cilat tregojnë çmimin e çdo materiali dhe koston e çdo pune. Nuk mund të dalë shkolla 5 mln euro siç i del Erion Veliajt, s’mund të dalë meremetimi i shkollës 2.3 mln euro siç i del këtij kryetarit të Kamzës, që është marrë gjithë jetën me gjëra të tilla.

Të gjithë këta, Veliajt, kryetari i Kamzës etj., me radhë kudo që janë vjedhin pa asnjë preokupim se kryetari i tyre është një kryevjedhës. Sepse këta vjedhin me dhjetëra milionë, ai me qindra milionë. Ai ndërton kilometrin e rrugës në fushë, 24 mln euro. 3 mln euro ndërtohet në Gjermani ku paguhet më mirë se kudo.'- u shpreh Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll