Aktualitet

Vazhdon aksioni në Durrës/ Agjentët e BKH kontroll një më një arkave të bananeve, kërkohet më shumë kokainë...

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit duket se po kontrollojnë kuti më kuti për të parë nëse ka të tjerë konteinerë me kokainë, ose të paktën të mund të gjejnë gjurmë të lëndës narkotike. 

7 Nëntor 2022, 19:07 Nga k.m.
Vazhdon aksioni në Durrës/ Agjentët e BKH kontroll një
Pamje nga porti i Durrësit

DURRËS- Vazhdon kontrolli i konteinereve me banane në portin e Durrësit. Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit duket se po kontrollojnë kuti më kuti për të parë nëse ka të tjerë konteinerë me kokainë, ose të paktën të mund të gjejnë gjurmë të lëndës narkotike. 

Vazhdon aksioni në Durrës/ Agjentët e BKH kontroll një
Pamje nga porti i Durrësit

Aksioni vazhdon në anijen “CONTSHIP ECO” që erdhi nga Pireu, pasi po të sasisë se munguar të pritshmërisë dhe sinjalizimit që kishin marrë nga partnerët që kishin pikasur "pakon" që po vinte në portin e Durrësit.

Vazhdon aksioni në Durrës/ Agjentët e BKH kontroll një
Pamje nga porti i Durrësit

Më datë 3 nëntor 2022, të fshehura mes bananeve janë kapur 31 pako me lëndë narkotike kokainë, me peshë totale 33.5 kilogramë. Tani po kërkohet për të gjetur dërgesën e mbetur të lëndës narkotike, për të cilën janë vendosur në pranga Petrit Demishaj, Alban Naziraj dhe Artur Sevdaraj. Ndërkohë që në kërkim është presidenti i "BanaKing", Trifon Murataj,  i cili dyshohet se është përfshirë gjithashtu në kalimin kokainës.

porti i durrësit droge ne banaking

Sondazh

Poll