Aktualitet

Atentati në Vlorë ndaj Inez Hajrullës, shtyhet sërish seanca për atentatorëve (PAMJET)

Në seancën e sotme, mbrojtja duhet të paraqiste relacionin përfundimtar ndërkohë për shkak të mungesës së avokatëve, përsëri seanca është shtyrë për në datën 21 nëntor ora 10:00.

7 Nëntor 2022, 18:38 Nga A.B
Atentati  në Vlorë ndaj Inez Hajrullës, shtyhet sërish
Ines Hajrulla

TIRANË- Gjykata e Vlorës ka shtyrë ditën e sotme për të disatën herë dhënien e vendimit për grupin e përfshirë në ngjarjen e 10 majit 2019, në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, ku mbeti i plagosur Inez Hajrulla. Në seancën e sotme, mbrojtja duhet të paraqiste relacionin përfundimtar ndërkohë për shkak të mungesës së avokatëve, përsëri seanca është shtyrë për në datën 21 nëntor ora 10:00.


Të akuzuarit kanë kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga ana e gjykatës së lartë pasi kjo gjë i është mohuar në të dyja shkallët e gjyqësorit. Pak ditë më parë prokurorja Elona Alvorsa ka kërkuar 35 vite burg për Daut Elmazin, Igli Memën dhe Gentian Dautin. Ndërsa nga 30 vite ka kërkuar për Serxho Ademin dhe Albano Goxhajn.

Si ndodhi atentati ndaj Hajrullës?

Në mëngjesin e 10 Majit 2019, Inez Hajrulla, person me precedent penalë, ka qenë në shoqërinë e disa shokëve të tij në lokal, që ndodhet në kompleksin “Oslo” në Vlorë, kur nga dy armë automatike janë lëshuar breshëri plumbash drejt tavolinës së tyre. Hajrulla nuk ka marrë asnjë dëmtim, kjo falë edhe reagimit të tij me një pistoletë që atë ditë e kishte me vete. I vetmi person që ka marrë një plumb në këmbë, ka qenë një punonjës i bashkisë Vlorë, Dajko Cenodemaj, që ishte rastësisht në një lokal tjetër.

inez hajrulla

Sondazh

Poll