Aktualitet

“Kishte levë në dorë”, masakrohet memoriali turk tek Parku i Liqenit, dëshmitarët tregojnë çfarë panë (Foto)

30 Gusht 2019, 07:25 Nga DOSJA
“Kishte levë në dorë”, masakrohet memoriali turk tek

TIRANË– Është thyer me memoriali turk që u ngrit në nderim të 3-vjetorit të grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, tek Parku i Liqenit në Tiranë. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur mesnatën e kaluar.

Sipas dëshmitarëve, një person ende i paidentifikuar, theu dhe masakroi me levë rreth orës 06:00 të mëngjesit, memorialin turk që prej më shumë se një muaji qëndronte në një zonë mjaft të frekuentuar të Tiranës.

Siç shihet edhe nga fotoja, ana e djathtë e memorialit është thyer.

Kjo nuk është hera e parë që tentohet të bëhet diçka kundër këtij memoriali që shkaktoi mjaft zhurmë në politikën shqiptare. Vetm pak ditë më parë, persona të paidentifikuar e rrethuan me letra higjienike dhelanë një shënim.

Në letër thuhej se ata kishin respekt për të rënët në grushtin e shtetit në Turqi por kërkonin që memoriali të hiqej.

Memoriali u ngrit më datë 15 korrik në Parkun e Liqenit në nderim të 3-vjetorit për viktimat e grushtit të shtetit në Turqi. Lajmi u bë publik vetëm njëjavë më vonë nga mediat turke, pasi Bashkia Tiranë e mbajti të fshehtë.

Vendosja e kësaj pllake përkujtimore, solli debate të shumta.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet debati per memorialin turk memoriali turk ne tirane thyhet memoriali turk ne tirane debati per memorialin turk memoriali turk ne tirane thyhet memoriali turk ne tirane

Sondazh

Poll