Aktualitet

“Jeta e turistit polak në rrezik”, banorët që i erdhën në ndihmë: Në Theth nuk ka mjek

29 Gusht 2019, 20:25 Nga DOSJA
“Jeta e turistit polak në rrezik”, banorët që i

THETH- “Turisti nga Polonia, Wojtek Markiewicz është në rrezik”, kështu shprehen banorët e zonës që e gjetën atë mes pyjeve, pasi ra nga një lartësi.

Banorë të zonës që i erdhën në ndihmë shprehen se rruga për të zbritur është e vështirë dhe ambulanca nuk shkon dot ta marr. Po ashtu ata tregojnë se edhe nëse e çojnë deri në Theth, sërish polaku nuk do marrë mjekim pasi nuk ka mjek.

Ndërkohë po punohet që t’i jepet ndihma e parë, pasi Wojtek Markiewicz është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Turisti polak u rrëzua sot pasdite nga një majë mali në Theth teksa ishte duke eksploruar zonën. Për disa orë ai ishte në kërkim dhe vetëm në mbrëmje u gjet. Wojtek Markiewicz ka thyer këmbën dhe ka shumë gjakderdhje, pasi nuk ka marrë as mjekim. Zona ku ka rënë turisiti është shumë e thepisur dhe është i vështirë transporti i tij për në fshat.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet rrezohet turisti polak ne theth turistet ne theth turisti polak wojtek markiewicz rrezohet turisti polak ne theth turistet ne theth turisti polak wojtek markiewicz

Sondazh

Poll