Aktualitet

Pas disa orësh kërkim gjendet i gjymtuar turisti polak, banorët: Jeta e tij në rrezik, s’ka mjek në Theth (FOTO+VD)

29 Gusht 2019, 17:31 Nga DOSJA
Pas disa orësh kërkim gjendet i gjymtuar turisti polak, banorët:

THETH- Një turist polak është rrëzuar pasditen e sotme nga maja e Harapit në Theth. Pas disa orësh kërkime ai është gjetur i gjymtuar, pasi kishte thyer këmbën kur kishtë rëndë. 

Dosja.al mëson se gjendja shëndetësore e turistit është e rëndë. Zona ku turisti ësthë gjetur është shumë e thepisur dhe është shumë e vështirë ndërhyrja nga toka dhe është kërkuar ndihmë nga ajri. 

Wojtek Markiewicz, ka thyer njërën këmbë dhe e ka të pamundur lëvizjen nga vendi ku ka rënë. Ai është gjetur nga disa banorë të zonës, të cilët tregojnë se jeta e tij ësthë në rrezik. 

Ata janë shprehur se në Theth nuk ka mjek, prandaj e bën të vështirë kurimin e tij pasi dhe gjendja shëndetësore është shumë e rëndë. 

Ndërkohë, pak minuta më vonë, një banor i zonës së Thethit, para gjetjes sw turistit tha se banorët e zonës janë angazhuar për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e alpinistit nga maja e rënë. 

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet rrezohet turisti polak ne theth turistet ne theth turisti polak wojtek markiewicz rrezohet turisti polak ne theth turistet ne theth turisti polak wojtek markiewicz

Sondazh

Poll