Aktualitet

U gjet nga banorët e Thethit me këmbë të thyer, turisti polak: Më shpëtuat, më pëlqen Shqipëria (VD)

29 Gusht 2019, 20:59 Nga DOSJA
U gjet nga banorët e Thethit me këmbë të thyer, turisti

THETH- Pas gjetjes nga banorët e Thethit turisti polak, Wojtek MarkieWiczk ka treguar të gjithë tmerrin që ka parë me sy sot kur ra nga maja e Harapit.

Në një video mesazh ai ka treguar gjendjen e tij shëndetësore pasi është takuar me banorët që kanë shkuar ta shpëtojnë.

Jam nga Polonia. Këmba ime është thyer. E kam ndjerë që para tre orësh. Keni bërë shumë mirë që erdhët më shpëtuat. Pavarësisht kësaj më pëlqen Shqipëria. Vendi është i mrekullueshëm”, është shprehur.

Turisti polak u rrëzua sot pasdite nga një majë mali në Theth teksa ishte duke eksploruar zonën. Për disa orë ai ishte në kërkim dhe vetëm në mbrëmje u gjet. Wojtek Markiewicz ka thyer këmbën dhe ka shumë gjakderdhje, pasi nuk ka marrë as mjekim. Zona ku ka rënë turisiti është shumë e thepisur dhe është i vështirë transporti i tij për në fshat.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet turisti polak rrezohet turisti polak ne theth turisti polak wojtek markiewicz gjendet turisti polak rrezohet turisti polak ne theth turisti polak wojtek markiewicz

Sondazh

Poll