Bota

Putin provokon sërish: Sulmet në Hiroshima dhe Nagasaki provë se s’është nevoja të goditen qytetet e mëdha për të fituar

Udhëheqësi rus dyshohet se i tha Macronit se bombardimet, që çuan në fundin e Luftës së Dytë Botërore, treguan se nuk “është nevoja të sulmohen qytetet kryesore për të fituar luftën.”

7 Nëntor 2022, 11:07 Nga e.k
Putin provokon sërish: Sulmet në Hiroshima dhe Nagasaki provë se
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka alarmuar liderët botërorë pasi në një bisedë me homologun francez Emannuel Macron përmendi sulmet bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki. Udhëheqësi rus dyshohet se i tha Macronit se bombardimet, që çuan në fundin e Luftës së Dytë Botërore, treguan se nuk “është nevoja të sulmohen qytetet kryesore për të fituar luftën.”

Dy bombardimet amerikane të vitit 1945 vranë midis 129,000 dhe 226,000 njerëz dhe detyruan Japoninë t’i dorëzohej aleatëve. Sipas analistëve ky ishte një paralajmërim i ri i Putin dhe se ai mund të përdorë armë bërthamore në luftën në Ukrainë duke vënë në 'alarm të kuq' perëndimin. 

"Macron ishte dukshëm i alarmuar. Dukej si një aluzion shumë i rëndë se Putini mund të shpërthejë një armë taktike bërthamore në lindje të Ukrainës, duke lënë Kievin të paprekur. Dy presidentët pa dyshim kanë diskutuar rrezikun e përdorimit të armëve bërthamore. Putin dëshiron të përcjellë mesazhin se të gjitha opsionet janë në tryezë, në përputhje me doktrinën ruse në lidhje me armët bërthamore.", shkruan Daily Mail duke iu referuar një burimi. 

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy është shprehur se ekziston një rrezik potencial që Putin të përdorë armë bërthamore për të nënshtruar Ukrainë. Vetëm pak ditë më parë Putin përsëriti sërish se nëse rrezikohet integriteti i Rusisë ai do të përdorë të gjitha mjetet që vendi i tij ka në dispozicion që kjo të mos ndodhë./Dosja.al

lufta rusi-ukraine vladimir putin

Sondazh

Poll