Bota

Dorëheqjet në Veri të Kosovës/ Daçiç: Vendim historik! Nëse SHBA-BE s’i japin fund Kurtit, tregon se janë të pafuqishëm ose heshtin

Duke komentuar daljen e serbëve nga institucionet e Kosovës, Daçiç tha se ky është një vendim historik dhe se ai e mbështet atë. 

7 Nëntor 2022, 09:18 Nga e.k
Dorëheqjet në Veri të Kosovës/ Daçiç: Vendim
Ivica Daçiç

SERBI- Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç bëri një deklaratë të fortë gjatë një interviste në televizonin shtetëror ser RTS ku deklaroi se BE dhe SHBA duhet t'i japin fund qeverisjes së kreyministrit të Kosovës Albin Kurti pasi sipa tij nëse nuk e bëjnë këtë atëherë janë të pafuqishëm ose e pëlqejnë në heshtje sjelljen e tij. 

"Duhet të bien maskat dhe të shihet nëse ekziston apo jo marrëveshja e Brukselit. Nëse SHBA-ja dhe BE-ja nuk mund të marrin fund me Kurtin, atëherë kjo është ose pafuqi e tyre, ose pëlqimi i tyre i heshtur", tha Daçiç.

Sipas tij, Serbia nuk është palë në konflikt por Serbia po lufton për mbrojtjen e Marrëveshjes së Brukselit. I pyetur nëse Perëndimi do të mund t'i bëjë presion Kosovës, Daçiç thotë se nuk e di nëse mund t'i bëjnë presion Kosovës, por sipas tij askush në Serbi nuk beson se nuk munden. Daçiç tha Bashkimit Evropian se është edhe detyrim i tij që të formojë Asosacionin.

“Unë i them BE-së se është edhe obligim i tyre që të formojnë Asosacionin. E ka nënshkruar Catherine Ashton, nëse nuk është kështu, atëherë edhe mua më keni mashtruar”, theksoi ai. 

Duke komentuar daljen e serbëve nga institucionet e Kosovës, Daçiç tha se ky është një vendim historik dhe se ai e mbështet atë. 

"E gjithë bota mund të marrë vendime për Kosovën dhe Metohinë, por Beogradi nuk mundet. Ky është vendimi i serbëve", tha Daçiç.

Ai shtoi se Kosova mendon se i kanë anestezuar serbët në veri dhe se janë gati të pranojnë pavarësinë. Duke komentuar mundësinë që Kosova të aplikojë për anëtarësim në BE, ai tha se mund të aplikojnë për anëtarësim në BE por që sipas tij kjo nuk shans të ndodhë.

"Ata duan ta detyrojnë BE-në të votojë për ta. Është një veprim që nuk ka shanse të ketë sukses sepse pesë vende të BE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës," tha Daçiç.

Tensionet në Veri të Kosovës kanë nxitur një tjetër ngërç në marrëdhëniet mes vendeve. Lista Serbe paralajmëroi se do të tërhiqej nga të gjithë institucionet në veri. Të shtunën ishin efektivët serbë në Policinë e Kosovës në Mitrovicë ata që dorëzuan detyrën dhe në shenjë simbolike hoqën uniformat. Ndërkohë ditën e sotme ata dorëzuan armët pranë Rajonit të Policisë në Zveçan ndërsa Lista Serbe dorëzoi mandatet në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e Kosovës ka deklaruar që nuk do të heqë dorë nga marrëveshja për targat, ndërkohë që SHBA dhe BE kanë mbërë thirrje për maturi duke dënuar veprimet e Serbisë në Veri.

tensionet në veri të kosovës ivica daçiç dorehiqet lista serbe

Sondazh

Poll