Bota

Tensionet në Veri/ Lista Serbe dorëzon mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës

Të shtunën, në një konferencë për mediat kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka bërë të ditur se ata do të tërhiqen nga institucionet qendrore të vendit dhe në komunat veriore. 

7 Nëntor 2022, 09:57 Nga e.k
Tensionet në Veri/ Lista Serbe dorëzon mandatet e deputetëve
Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë dorëzuar mëngjesin e sotëm në Kuvendin e Kosovës mandatet e deputetit. Kjo vjen vetëm dy ditë pasi efektivët e Policisë serbe në Mitrovicë hoqën uniformat dhe braktisën detyrën. Lajmi është konfirmuar nga shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit Ilir Kërçeli, shkruan Klan Kosova.

Të shtunën, në një konferencë për mediat kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka bërë të ditur se ata do të tërhiqen nga institucionet qendrore të vendit dhe në komunat veriore. 

“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç.

Tensionet në Veri të Kosovës kanë nxitur një tjetër ngërç në marrëdhëniet mes vendeve. Lista Serbe paralajmëroi se do të tërhiqej nga të gjithë institucionet në veri. Të shtunën ishin efektivët serbë në Policinë e Kosovës në Mitrovicë ata që dorëzuan detyrën dhe në shenjë simbolike hoqën uniformat. Ndërkohë ditën e sotme ata dorëzuan armët pranë Rajonit të Policisë në Zveçan ndërsa Lista Serbe dorëzoi mandatet në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e Kosovës ka deklaruar që nuk do të heqë dorë nga marrëveshja për targat, ndërkohë që SHBA dhe BE kanë mbërë thirrje për maturi duke dënuar veprimet e Serbisë në Veri.

dorehiqet lista serbe tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll