Bota

Pas dorëheqjeve, zyrtarët e Policisë në Veri të Kosovës dorëzojnë armët në stacionin policor të Zveçanit

Dorëzimi i armëve dhe fletëdorëheqjeve vjen pas përfundimit të protestës së serbëve në sheshin “Car Lazar” të organizuar nga Lista Serbe.

7 Nëntor 2022, 08:31 Nga e.k
Pas dorëheqjeve, zyrtarët e Policisë në Veri të
Stacioni policior Zveçan

KOSOVË- Pas dorëheqjes dhe zhveshjes së uniformës në shenjë proteste tashmë oficerët e Policisë kanë nisur të dorëzojnë armët e shërbimit në Stacionin Policor të Zveçanit. Dorëzimi i armëve dhe fletëdorëheqjeve vjen pas përfundimit të protestës së serbëve në sheshin “Car Lazar” të organizuar nga Lista Serbe.

Gjithashtu me anë të një njoftimi për mediat, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dorëheqje ka pasur dhe në institucionet e tjera në veri të Kosovës. Po ashtu ajo ka njoftuar, se ka kapacitete për menaxhimin e situatës dhe rrethanave të krijuara, dhe se të gjitha veprimet do t’i ndërmarrë konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese.

Tensionet në Veri të Kosovës kanë nxitur një tjetër ngërç në marrëdhëniet mes vendeve. Lista Serbe paralajmëroi se do të tërhiqej nga të gjithë institucionet në veri. Të shtunën ishin efektivët serbë në Policinë e Kosovës në Mitrovicë ata që dorëzuan detyrën dhe në shenjë simbolike hoqën uniformat. Ndërkohë ditën e sotme ata dorëzuan armët pranë Rajonit të Policisë në Zveçan ndërsa Lista Serbe dorëzoi mandatet në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e Kosovës ka deklaruar që nuk do të heqë dorë nga marrëveshja për targat, ndërkohë që SHBA dhe BE kanë mbërë thirrje për maturi duke dënuar veprimet e Serbisë në Veri.

tensionet në veri të kosovës dorehiqet lista serbe

Sondazh

Poll