Bota

Kryebashkiaku i Kievit thirrje banorëve të evakuohen: Qyteti është pa energji dhe ujë

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se probleme me furnizimin me energji elektrike ka në 6 rajone të Ukrainës. Ai shtoi se rreth 4.5 milion ukrainas janë pa energji elektrike.

7 Nëntor 2022, 08:48 Nga e.k
Kryebashkiaku i Kievit thirrje banorëve të evakuohen: Qyteti
Një banakier në Kiev përdor dritën e qirinjve gjatë një ndërprerjeje të energjisë

UKRAINË- Kryebashkiaku i Kievit Vitaliy Klitschko u ka kërkuar banorëve të evakuuohen ndërsa qyteti ka mbetur pa energji dhe ujë për shkak të sulmeve ruse. Gjithsesi ai shtoi se nuk ka nevojë për panik pasi vetëm po i këshillon që të jenë të përgatitur për një ofensive të re sulmesh.

"Nëse keni të afërm jashtë Kievit, ku ka furnizim autonom me ujë, furrë, ngrohje, ju lutemi mbani parasysh mundësinë e qëndrimit atje për një kohë të caktuar”, tha ai.

Ukraina po përballet me një krizë të furnizimit me energji elektrike, rreth 32% e njerëzve nuk kanë akses në furnizimin me energji dhe ujë dhe gjendja sa po vjen e po vështirësohet më shumë por banorët e Kievit, të cilët ndodhën nën sulmin rus.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se probleme me furnizimin me energji elektrike ka në 6 rajone të Ukrainës. Ai shtoi se rreth 4.5 milion ukrainas janë pa energji elektrike.

lufta rusi-ukraine ukraine volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll