Art&Argëtim

Sunak miraton vendimin, kurorëzimi i mbretit Charles do të jetë ditë pushimi zyrtar për të gjithë britanikët

Ceremonia do të mbahet të hënën e 8 majit të 2023, dy ditë pas ceremonisë në Westminster Abbey ndërkohë që pusimi zyrtar do të jetë më 1 maj.

6 Nëntor 2022, 10:59 Nga d.a.
Sunak miraton vendimin, kurorëzimi i mbretit Charles do të jetë
Camilla dhe Charles

BRITANI- Një festë shtesë zyrtare do të mbahet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për të shënuar kurorëzimin e Mbretit Charles III vitin e ardhshëm.

Sipas BBC, ceremonia do të mbahet të hënën e 8 majit të 2023, dy ditë pas ceremonisë në Westminster Abbey ndërkohë që pusimi zyrtar do të jetë më 1 maj.

Duke konfirmuar masën, kryeministri Rishi Sunak tha se koha e pushimit do t'u jepte njerëzve mundësinë të "bashkohen dhe të festojnë". Ai tha se festa do të shënojë “një moment unik për vendin tonë”.

“Mezi pres të shoh njerëzit të mblidhen për të festuar dhe nderuar mbretin Charles III duke marrë pjesë në ngjarje lokale dhe kombëtare në të gjithë vendin për nder të tij”.- u shpreh Sunak.

Njoftimi vjen pas thirrjeve të deputetëve për një festë publike shtesë për të shënuar ceremoninë, e cila do të mbahet në Westminster Abbey të shtunën, 6 maj.

Planifikimi i festës më 8 maj do të shmangë edhe përplasjen me zgjedhjet lokale, të cilat do të zhvillohen në Angli të enjten, më 4 maj. Zyrtarët zgjedhorë paralajmëruan se nëse e premtja, 5 maji, bëhet festë zyrtare, kjo do të pengonte numërimin e votave pasi do të ndikonte në stafin.

Mbreti Charles III do të hyjë në histori si monarku më i vjetër që ka marrë fronin në moshën 73-vjeçare. Burimet mbretërore sugjerojnë se ceremonia e kurorëzimit të tij do të jetë dukshëm e ndryshme nga ajo e Elizabeth II, do të jetë më e shkurtër, më e larmishme dhe me një numër shumë më të vogël të ftuarish. Në të njëjtën datë do të kurorëzohet edhe Queen Consort, në një ceremoni të ngjashme, por më të thjeshtë.

Pushimet zyrtare janë ndodhur për të shënuar evente mbretërore në të kaluarën, duke përfshirë martesën e Princit dhe Princeshës së Uellsit më 29 prill 2011. Në fillim të këtij viti, Britania e Madhe pati një fundjavë katër-ditore me pushime zyrtare  për Jubileun Platinum të Mbretëreshës Elizabeth II. Një festë shtesë bankare u krijua më 3 qershor dhe festa e fundit bankare në maj u zhvendos në 2 qershor për të zgjatur festimin e 70-vjetorit të Mbretëreshës si monark.

mbreti charles iii camilla parker rishi sunak

Sondazh

Poll