Aktualitet

Riaktivizohen flakët në Delvinë, digjen 8 banesa. E pamundur ndërhyrja nga toka

29 Gusht 2019, 15:00 Nga DOSJA
Riaktivizohen flakët në Delvinë, digjen 8 banesa. E pamundur

DELVINË- Zjarret në Devlinë kanë rinisur sërish këtë pasdite. Për më shumë se 48 orë një zjarr i madh rrezikon disa banesa në afërsi të Delvinës, ku kërcënohet dhe Syri i kaltër.

Ndërhyrja për shuarjen e flakëve është e vështirë, pasi dhe terreni është i tillë dhe vetmja mundësi është ndërhyrja nga ajri.

Zjarri tashmë është përhapur shumë dhe shumë puse të vjetra të naftës janë në zonë, të cilat rrezikohen nga momenti në moment. Flakët deri më tani kanë djegur 8 shtëpi,  banorët e dy prej të cilave nuk gjenden në fshat.

Mësohet se sot në mëngjes se autoritetet lokale iu drejtuan Konsullatës Greke në Gjirokastër duke kërkuar ndihmën e Greqisë me forcat tokësore dhe ajrore.

Pas komunikimit me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në kuadrin e marrëveshjeve bilaterale me Shqipërinë, Departamenti i Zjarrit të Greqisë u udhëzua të përgatiste forca operuar në Delvinë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ndihma e greqise per zjarret zjarret ne delvine zjarri rrezikon banesa ndihma e greqise per zjarret zjarret ne delvine zjarri rrezikon banesa

Sondazh

Poll