Aktualitet

Sherr me thika mes adoleshentëve të 9-vjeçares në Durrës, një i plagosur

25 Shkurt 2019, 19:41 Nga DOSJA
Sherr me thika mes adoleshentëve të 9-vjeçares në

DURRËS- Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr.17 të qytetit të Durrësit, ku për pasojë një i mitur ka mbetur i plagosur.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në sherr janë përfshirë disa të rinj, nxënës të së njëjtës shkolle 9-vjeçare. Sherri mes tyre ka degraduar deri në përdorimin e armëve të ftohta.

Mësohet se i plagosuri është i mituri me inicialet K.Ç, 14 vjeç, ka marrë dëmtime pranë shtyllës kurrizore dhe për këtë arsye është transportuar me urgjencë në spitalin Ushtarak të Tiranës.

I mituri i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Policia ka ndaluar autorin e dyshuar, S.K, 16 vjeç.  Ende nuk dihet shkaku i zënkës mes adoleshentëve.

(b.b.^k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durres plagosje me thike sherr mes adoleshentëve durres plagosje me thike sherr mes adoleshentëve

Sondazh

Poll