VIDEO- Mesazh për kë? Një person me motor qëllon me breshëri plumbash ndaj mjeteve të parkuara, ‘zhduket’ pa gjurmë
Për pasojë, dy prej makinave janë dëmtuar, por nuk ka asnjë person të plagosur.
KAMËZ- Të shtëna me armë në Kamëz! Dosja.al ka mësuar se një person ka terrorizuar zonën këtë mbrëmje teksa ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa mjeteve të parkuara në rrugën “Donald Trump”. Ai ka qenë i ulur në pjesën e pasme të një motori që drejtohej nhg një tjetër person. Të dy ishin me kaskat mbrojtëse dhe të veshur me të zeza, në momentin që pasagjeri në motomjet ka nxjerrë kallashin dhe ka qëlluar me breshëri drejt mjeteve.
Për pasojë, dy prej makinave janë dëmtuar, por nuk ka asnjë person të plagosur. Nuk dihet ende nëse qëllimi i autorit ka qenë të japë një ‘mesazh’ pasi nuk është zbardhur akoma pronari i mjeteve që ai vuri në ‘objketiv’. Në njoftimet e njëpasnjëshme, Policia bën me dije se është vënë në ndjekje të personit të fjalë, por ai ende nuk është identifikuar dhe mënyra si ka qenë maskuar, e bën më të vështirë identifikimin e tij nga kamerat e sigurisë.
Njoftimi i parë:
Në Kamzë, Tiranë, një shtetas ende i paidentifikuar, duke lëvizur me një motomjet, ka qëlluar me armë zjarri. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
Njoftimi i dytë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, sipas të cilit në rrugën "Donald Trump", në Kamzë, një shtetas ende i paidentifikuar, i ulur pas në motomjet, ka qëlluar me armë zjarri, nga veprimet e para hetimore rezulton se ka qëlluar në drejtim të automjeteve të parkuara, për pasojë, dy automjete kanë pësuar dëmtime. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
Sondazh
VIDEO/ “Kemi frikë se na rrahin”, Piranjat në qendrën e të moshuarve në Pejë, dëshmitë rrëqethëse
Piranjat në 'Orenda' KOSOVË- “Piranjat” në Abc të moderuar nga Arilena Ara dhe Florjan Binaj, kanë trajtuar kët&e...
“Shteti po na grabit pronën”/ Banorët e Bërxullës paralajmërojnë: Do të mblidhemi edhe para Kryeministrisë
Banorët TIRANË- Banorët e fshatit Bërxullë kanë protestuar këtë të diel duke tentuar të bllokojnë ed...
Kanalet vaditëse bëhen “rrugë”/ Fermerët në Dimal ujisin tokat me kosto shtesë për shkak të bllokimit
Dimal DIMAL- “Aktualisht ndodhemi sipër një kanali vaditës, ku në kohën e koperativave ky kanal ishte 1 metër i thell&e...
Ëndrrat e të miturës që u rrit në një qendër pasi u abuzua nga i ati: Dua të bëhem mbështetje për vajzat e tjera!
Foto Ilustruese TIRANË- Ishte vetëm 12 vjeçe kur jeta e saj do të merrte tatëpjetën. U ngacmua seksualisht nga babai nd&eum...
30-vjeçari shqiptar vetëvritet në burgun italian, mediat: qelitë po marrin jetë më shumë se jashtë, ka mbipopullime
Burg ITALI- Një shqiptar i moshës 30-vjeçare i ka dhënë fund jetës në në burgun e Busto Arsizios, ku dhe vuante d...
U aksidentua në SHBA / Shqiptari nuk u mbijeton plagëve marra, ndërron jetë në spital
Petrit Marku SHBA- Petrit Marku, ish-drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Lezhë ka ndërruar jetë pas një aksidenti në SHBA...
Lotaria Amerikane/ Ambasada e SHBA-së thirrje qytetarëve: Kujdes nga ata që iu kërkojnë para për të aplikuar…
foto ilustruese TIRANË- Dy ditë përpara mbylljes së aplikimeve, Ambasada amerikane në Tiranë u bën thirrje të qytet...
‘Go fund me’ zbulon ngjarjen misterioze në Tiranë, punonjësja e kazinosë dergjet në spital, pse heshti policia
Joy TIRANË- Një ‘go fund me’ e hapur nga një vajzë nga Kenya ka zbuluar një ngjarje misterioze të ndodhur në...
Sindikata e pedagogëve pezullon bojkotin: Nga nesër kthehemi në auditore, më 8 nëntor në protestë kombëtare
Pedagogët TIRANË- Sindikata e Pedagogëve ka vendosur t’i japë fund bojkotit dhe nga nesër pedagogët do tu bashkohet stu...
“Të gjithë duam të ikim”! The Observer: Dëshirën e ikjes nga Shqipëria s'e nxit krimi, por varfëria, korrupsioni është kancer
Shqipëri BRITANI E MADHE-Në malësinë veriore nuk ka punë. Në kryeqytet, korrupsioni bllokon rrugën drejt suksesit pë...
