Aktualitet

“Shteti po na grabit pronën”/ Banorët e Bërxullës paralajmërojnë: Do të mblidhemi edhe para Kryeministrisë

Sipas banorëve nuk ka pasur konsultim publik me banorët për t’i informuar në lidhje me projektin që do të zbatohet.

6 Nëntor 2022, 20:57 Nga DOSJA
“Shteti po na grabit pronën”/ Banorët e
Banorët

TIRANË- Banorët e fshatit Bërxullë kanë protestuar këtë të diel duke tentuar të bllokojnë edhe rrugën që të çon ne Aeroportin e Rinasit pasi kundërshtojnë projektin e rrugës Thumanë-Kashar. Sipas tyre askush nuk i ka informuar për këtë projekt ndërkohë që tokat që do t’u zihen do të kompesohen sipas tyre me një vlerë të papërfillshme.

“Po na shkelin të drejtat tona. Nuk i lemë”.

“Preken 30 ha tokë dhe 20 banesa. Duan të na kompensojnë me 4 mijë lekë të vjetra kur këtu është  shit 100 euro metri”, u shpreh kryeplaku.

Sipas banorëve nuk ka pasur konsultim publik me banorët për t’i informuar në lidhje me projektin që do të zbatohet.

“Nuk ka pas konsultim publik. Duam të dimë a do të ketë rrugë dytësore. Të vlerësohet me çmimin e tregut sot”, tha një banore.

Protesta e banorëve të Bërxullit do të zhvendoset  këtë javë që vjen përpara Kryeministrisë.

Marrë nga TOPCHANNEL

proteste ne berxulle

Sondazh

Poll