Bota

Tensionet në veri të Kosovës, Policët serbë heqin uniformat në vendkalimet kufitare

Më shumë se 300 policë serbë kanë dorëzuar dorëheqjen dhe kanë hequr uniformat e tyre në stacionin policor në pjesën veriore të Mitrovicës.

6 Nëntor 2022, 20:51 Nga a.l

Tensionet në veri të Kosovës, Policët serbë heqin

SERBI- Tensionet mes dy vendeve Kosovë dhe Serbi sa vijnë e shtohen. Mësohet se ost policët serbë kanë dorëzuar dorëheqjen në Policinë e Kosovës, ku përfshihen edhe ata që kanë punuarr në vendkalimet kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak. 

Sipas Tanjug, më shumë se 300 policë serbë kanë dorëzuar dorëheqjen dhe kanë hequr uniformat e tyre në stacionin policor në pjesën veriore të Mitrovicës.

Ç'po ndodh në Kosovë?

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka vendosur që të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenjë revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për pezullimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriç. Në Veri po zhvillohen protestat, për ndalimin e të cilave kërkohet anulimi i vendimit për targat dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar./ Dosja.al

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll