6 Nëntor 2022, 19:02
Nga a.l
foto ilustruese
KOSOVË- Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i ka bërë thirrje qeverisë Shqiptare që të qëndrojë në mbështetje të shtetit të Kosovës për forcimin e pozitës ndërkombëtare, ndërsa theksin e ka vënë tek ajo e iniciativës rajonale por edhe fuqizimin e brendshëm të saj.
Me anë të një reagimi në rrjetin social facebook, Këshillii Ambasadorëve thekson se refuzimi i zbatimit të urdhrave ligjorë të strukturës drejtuese të policisë së Kosovës, nga eprorët e policisë të komunitetit serb në veri, është veprim jo vetëm kundër ligjor, por dhe provokues e i rrezikshëm.
“Në asnjë shtet nuk mund të këtë dy sisteme juridike dhe institucionale paralele. Republika e Kosovës është shtet sovran dhe demokratik, që ofron garanci kushtetuese dhe ligjore pakrahasimisht të larta për pakicat etnike. Tensionimi i situatës në komunat veriore të Republikës së Kosovës dhe dirigjimi i këtij tensionimi nga struktura që drejtohen nga Beogradi, është një lojë e rrezikshme. Për më tepër, kur kjo përkon me tendencën e vazhdueshme të Rusisë së Putinit për të përshkallëzuar luftën agresive në Ukrainë. KASH mbështet çdo veprim të shtetit të Kosovës për të mbrojtur rendin demokratik dhe bën thirrje për ulje të tensioneve”, thuhet në reagim.
DEKLARATA E PLOTË:
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë po përcjell me shqetësim zhvillimet në komunat veriore të Republikës së Kosovës, të banuara me shumicë të popullsisë serbe. Refuzimi i zbatimit të urdhërave ligjorë të strukturës drejtuese të policisë së Kosovës, nga eprorët e policisë të komunitetit serb në veri, është veprim jo vetëm kundër ligjor, por dhe provokues e i rrezikshëm. Në asnjë shtet nuk mund të këtë dy sisteme juridike dhe institucionale paralele. Repubilka e Kosovës është shtet sovran dhe demokratik, që ofron garanci kushtetuese dhe ligjore pakrahasimisht të larta për pakicat etnike.
Tensionimi i situatës në komunat veriore të Repubilkës së Kosovës dhe dirigjimi i këtij tensionimi nga struktura që drejtohen nga Beogradi, është një lojë e rrezikshme. Për më tepër, kur kjo përkon me tendencën e vazhdueshme të Rusisë së Putinit për të përshkallëzuar luftën agresive në Ukrainë. KASH mbështet çdo veprim të shtetit të Kosovës për të mbrojtur rendin demokratik dhe bën thirrje për ulje të tensioneve.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë kërkon nga Qeveria e RSH që të qëndrojë haptazi dhe aktivisht në mbështetje të së drejtës legjitime të shtetit të Kosovës për të zbatuar rendin dhe ligjin në tërë territorin e saj. Shqipëria e ka detyrim kushtetues, moral dhe kombëtar të mbështesë forcimin e pozitës ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, sidomos në iniciativa rajonale, si dhe fuqimizimin e brendshëm të saj. Repubilka e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë janë të përkushtuara t’i shërbejnë paqes, stabilitetit, fqinjësisë së mirë dhe agjendave Euro-Atlantike në rajonin tonë.
Ç'po ndodh në Kosovë?
Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka vendosur që të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenjë revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për pezullimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriç. Në Veri po zhvillohen protestat, për ndalimin e të cilave kërkohet anulimi i vendimit për targat dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar./ Dosja.al
keshilli i ambasadoreve shqiptare tensione në veri të kosovës
Bota
6 Nëntor 2022, 19:15
F.M
Emigrantë
BRITANI E MADHE- Një miku im punon në një kamp në Londër ku shumë azilkërkues shkojnë për trajt...
Bota
6 Nëntor 2022, 18:33
a.l
foto ilustruese
PEJË- Aurona Pelaj, infermierja që dhunoi brutalisht të moshuarën Minire Nura në qendrën e azilit "Orenda" n&...
Bota
6 Nëntor 2022, 18:15
a.l
foto ilustruese
GREQI- Një rast i rëndë i abuzmit seksual është raportuar sërish në Greqi. Një 35- vjeçare k...
Bota
6 Nëntor 2022, 18:18
F.M
Kosovë
ITALI- Mediat italiane i kanë dhënë jehonë zhvillimeve në veri të Kosovës që duket se sa vijnë e p...
Bota
6 Nëntor 2022, 17:57
a.l
foto ilustruese
ITALI- Qeveria e re Italiane, e cila mori detyrën muajin e kaluar, është zotuar se do të godasë emigrantët me...
Bota
6 Nëntor 2022, 17:51
F.M
Pandeli Majko
TIRANË- Socialisti Pandeli Majko, i cili ka shërbyer dy herë si Kryeministër i Shqipërisë dhe njëherë...
Bota
6 Nëntor 2022, 17:49
a.l
foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë inkurajuar privatisht liderët e Ukrainës që të tregoj&eu...
Bota
6 Nëntor 2022, 17:27
Ramush Haradinaj
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në ...
Bota
6 Nëntor 2022, 16:58
a.l
Goran Rakiç
SERBI- Serbët kanë mbajtur një tubim këtë të diel në veri të Mitrovicës, ku i pranishë...
Bota
6 Nëntor 2022, 16:39
Presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump
SHBA- Presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump do të kryesojnë përkatë...