Bota

Rrahu brutalisht të moshuarën dhe e filmoi, zbulohet çfarë i tha infermierja pronarit të azilit një ditë para publikimit të videos

Pronari i azilit Anton Rasaj tha se Pelaj i kishte kërkuar të largohej nga puna me pretendimin se do të vazhdonte masterin dhe se nuk kishte mundësi të bënte dhe shkollën dhe punën. 

6 Nëntor 2022, 18:33 Nga a.l
Rrahu brutalisht të moshuarën dhe e filmoi, zbulohet çfarë
foto ilustruese

PEJË- Aurona Pelaj, infermierja që dhunoi brutalisht të moshuarën Minire Nura në qendrën e azilit "Orenda" në Pejë kishte dhënë dorëheqjen një ditë para se të publikohej videoja me pamjet nga keqtrajtimi i të moshuarës.  Pronari i azilit Anton Rasaj tha se Pelaj i kishte kërkuar të largohej nga puna me pretendimin se do të vazhdonte masterin dhe se nuk kishte mundësi të bënte dhe shkollën dhe punën. 

Ishte dy muaj e gjysmë e punësuar te ne. Një natë më përpara se të dhunonte të moshuarën ka dhënë dorëheqjen nga puna. Më informoi se nuk do të punonte në azil. Kishte për të vazhduar masterin. Kishte thënë se nuk ka mundësi që të bënte dhe shkollën dhe punën. Ne kemi një rregullore për pranimin e punonjësve të reja. Infermieret kanë qenë me nivelin e arsimit që i nevojitet qendrës tonë. Ne punojmë me tre turne. Punohet nga 8 orë në ditë për secilin me një orë pushim”, u shpreh ai.

Më tej ai tha se do të respektojë vendimin e Prokurorisë për pezullimin e punës së azilit edhe pse e ka konsideruar të padrejtë.

Kam marrë email që nga 7 nëntori të pezullohet puna në institucionin tonë.  Vendimin do e respektoj, ka forma të tjera ankese. E kam konsideruar të padrejtë vendimin që është marrë ndaj azilit”, tha ai në një intervistë për Euroneës Albania.

Keqtrajtimi i të moshuarës Minire Nura në qendrën "Orenda" në Pejë ka tronditur jo pak opinionin publik. Në rrjet u bënë virale pamjet nga dhuna e pamëshirshme që infermierja Aurona Pelaj po ushtronte ndaj nënës së dëshmorit të UÇK-së, Taulant Nura. Në video shihej sesi Pelaj dhe 3 kujdestaret në qendrën e azilit ku paguheshin për të punuar, e godasin e përplasin pas murit dhe e përqeshin të moshuarën duke filmuar gjithë skenën e rëndë. Debati për këtë ngjarje ka përfshirë edhe Shqipërinë në lidhje me situatën nëpër qendrat e kujdesit të të moshuarve. /Dosja.al

dhunohet e moshuara ne peje aurona pelaj minire nura anton rasaj

Sondazh

Poll