Bota

Liz Truss turpërohet teksa drekon me mikeshën e saj, nxjerr kartën për të paguar por nuk ka para

Edhe pse provoi disa herë të kalonte kartën, nuk kishte mjaftueshëm lekë për të kryer pagesën e drekës

6 Nëntor 2022, 20:13 Nga a.l
Liz Truss turpërohet teksa drekon me mikeshën e saj, nxjerr
Liz Truss

BRITANI- Ish-kryeministrja e Britanisë Liz Truss është përbllaur me një situatë të sikletshme, teksa ishte duke drekuar me një miken e saj në restorantin Brix LDN të Londrës. 

Dailymail shkruan se, pasi kanë drekuar bashkë, Truss është vetëofruar të paguajë faturën, por karta e saj e debitit u refuzua. Edhe pse provoi disa herë të kalonte kartën, nuk kishte mjaftueshëm lekë për të kryer pagesën e drekës. Më e sikletshme u bë situata kur, çdo lëvizje e saj po ndiqej nga sytë e klientëve që poashtu ishin duke drekuar në atë restorant. 

Megjithatë për të ç'tensionuar situatën e sikletshme, shoqja e saj kreu pagesën. Të pranishmit e vunë re sikletin e saj teksa nuk munguan as batutat se i ishte shkurtuar paga e kryeministres. Sipas gazetës britanike, në kartën e ish-kryeministres së Britanisë Liz Truss kishte më pak se 20 paund./ Dosja.al

 

liz truss

Sondazh

Poll