Bota

Dorëheqja nga institucionet e Kosovës/ Serbët tubim në veri, Rakiç: Të hiqet vendimi për targat!

Gjatë fjalës së tij Rakiç deklaroi se serbët përmes dorëheqjeve nga institucionet e Kosovës, janë duke mbrojtur marrëveshjen e Brukselit.

6 Nëntor 2022, 16:58 Nga a.l
Dorëheqja nga institucionet e Kosovës/ Serbët tubim në veri,
Goran Rakiç

SERBI- Serbët kanë mbajtur një tubim këtë të diel në veri të Mitrovicës, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç. Gjatë fjalës së tij Rakiç deklaroi se serbët përmes dorëheqjeve nga institucionet e Kosovës, janë duke mbrojtur marrëveshjen e Brukselit.

Sipas tij, serbët nuk duan të kërcënojnë askënd, por duan vetëm të përmbushen të gjitha marrëveshjet e Brukselit, duke përfshirë formimin e Asociacionit, si dhe tërheqjen e vendimeve, siç i quajti ai, të njëanshme për targat.

Me dorëheqjet tona ne jemi duke mbrojtur marrëveshjen e Brukselit dhe të drejtën ndërkombëtare. Kujtojeni faktin se Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe liderët e tjerë nga Prishtina shumë herë kanë përsëritur se për ta, nuk ekziston marrëveshja e Brukselit dhe se kurrë nuk do të bëhet Asociacioni i komunave serbe. Dua të shfrytëzoj rastin të theksoj në veçanti se ne dëshirojmë paqe dhe vetëm paqe. Ne nuk duam ta kërcënojmë askënd, përveç se dëshirojmë që të zbatohen marrëveshjet e arritura dhe të formohet Asociacioni dhe të përmbushen të gjitha marrëveshjet e Brukselit. Natyrisht të tërhiqen të gjitha vendimet e njëanshme si ai përket targave”, theksoi ai.

Përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës vendosën të largohet nga institucionet qendrore dhe ato lokale në katër komunat e veriut të Kosovës, përfshirë dorëheqjen e Goran Rakiç nga posti i ministrit. Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka vendour që të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenj revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për suspendimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriç./Dosja.al

dorehiqet lista serbe tensione ne kosove

Sondazh

Poll