Aktualitet

Gjendet i pajetë në banesë 45-vjeçari nga Kuçova, Bejo i shpëtoi atentatit 3 muaj më parë (HISTORIA)

Autopsia mjeko-ligjore përcaktoi si shkak të  vdekjes "trompozën në mushkëri e zemër".

6 Nëntor 2022, 13:06 Nga A.B
Gjendet i pajetë në banesë 45-vjeçari nga Kuçova,
Admir Bejo

KUÇOVË- Admir Bejo është gjetur mëngjesin e sotëm i pajetë nga familjarët në banesën e tij, në lagjen “1 Maji” në qytetin e Kuçovës. Trupi i 45-vjeçarit u transportua në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ku autopsia mjeko-ligjore përcaktoi si shkak të  vdekjes "trompozën në mushkëri e zemër". Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, mirëpo dyshohet se vdekja mund t'i ketë ndodhur nga mbidoza, pasi ishte përdorues i rregullt i lëndëve narkotike.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kuçovë/Informacion paraprak Më datë 06.11.2022, në fshatin Perondi, Kuçovë, është gjetur nga familjarët në banesë i pajetë dhe pa shenja dhune shtetasi A.B., 45 vjeç, banues në fshatin Perondi, Kuçovë. Grupi hetimor dhe mjeku-ligjor, po punojnë për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 45-vjeçarit.

Çfarë ndodhi 3 muaj më parë?

Pikërisht në rrugicën e shtëpisë në lagjen '1 maji', në 13 gusht 2022, Bejo u plagos me armë zjarri dhe u gjet i shtrirë në rrugë nga një kalimtar që njoftoi asokohe policinë. Ai u transportua fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat dhe më pas në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ndërkohë që një ditë më pas policia identifikoi dhe arrestoi autorin e plagosjes, që rezultoi të ishte komshi me Bejon dhe se e kishte qëlluar për shkak të një borxhi të papaguar.

Ai nuk ka qenë një emër i panjohur për policinë shqiptare.

Në vitin 2007, së bashku me vëllanë Ilija Bejon, kanë tentuar që të vrasin 2 vëllezërit Ardian Kundja dhe Saimir Kundja. Atentati ndaj këtyre të fundit u krye rreth orës 8:00 të mëngjesit, teksa dy vëllezërit ishin duke dalë nga hyrja e pallatit në të cilin jetonin. Pas të shtënave, dy autorët që menduan se i lanë të vdekur shënjestrat e tyre, u larguan me shpejtësi nga vendngjarja. Pas atentatit policia konfirmoi se një nga pistat e hetimit ishin konfliktet e vjetra për një vajzë nga Kuçova që bashkëjetonte prej me shume se një viti me vëllain e Admir Bejos, Ilia Bejon.

admir bejo

Sondazh

Poll